Protesta afër Parlamentit u mbyll me tensione, 15 shoqërime nga Policia
Punimet e Parlamentit nisën edhe këtë të enjte mes pranisë së shtuar të forcave të policisë, ndërsa protestuesit u mblodhën për të zhvilluar tubimin e tyre përgjatë itinerarit tradicional.
Protestuesit nisën grumbullimin rreth orës 10:30 pranë “Toptani Center”, prej nga vijuan drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas në drejtim të urës së Rrugës së Elbasanit. Gjatë gjithë lëvizjes së tyre, ata u përballën me kordonë të forcave të policisë, të cilët kufizuan hapësirën e lëvizjes.
Situata u tensionua rreth orës 12:30, pas shpërthimit të një tullumbaceje. Forcat e policisë ndërhynë për të shpërndarë dhe larguar protestuesit, ndërsa përplasjet vijuan për pak minuta.
Mes kordonëve të forcave të rendit, disa prej protestuesve u shoqëruan në komisariat. Gjatë tubimit janë shoqëruar më shumë se 15 persona.

