Pogradec/ Zjarr në ambientet e një pallati pranë shëtitores

Një zjarr ka përfshirë ambientet e përbashkëta të një pallati në qytetin e Pogradecit, në afërsi të shëtitores. Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë rënë në hapësirat e ajrosjes së godinës.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, së bashku me forcat e Policisë, të cilat kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit dhe garantimin e sigurisë në zonë.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse zjarri ka shkaktuar dëme materiale në pallat.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë përcaktuar ende. Pas përfundimit të ndërhyrjes, grupet përkatëse do të kryejnë verifikimet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e incidentit.




