Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përfshihet nga flakët ambientet e ajrimit të një pallati në Pogradec, zjarrfikësit në vendngjarje

Shkruar nga Newsbomb
Përfshihet nga flakët ambientet e ajrimit të një pallati
Foto nga vendngjarja

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në ambientet e përbashkëta të një pallati në qytetin e Pogradecit, pranë shëtitores. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë ambientet e ajrimit të pallatit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, si dhe forcat e Policisë, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e zonës. Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Ato pritet të përcaktohen pas verifikimeve dhe ekspertizës në vendngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese