Vlora Hyseni sulmon Klodiana Lalën para GJKKO-së, gazetarja: Shantazh. AGSH: Të tërheqë deklaratat (REAGIMET)
Vlora Hyseni sulmoi publikisht Klodiana Lalën, gazetarja: Sulm vulgar dhe shantazh 24 Shtator, 13:27 AGSH dënon sha...
Vlora Hyseni sulmoi publikisht Klodiana Lalën, gazetarja: Sulm vulgar dhe shantazh 24 Shtator, 13:27 AGSH dënon sha...
“Krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”/ Deklarata të forta dashurie nga Vlora Hyseni për Ergys Agasin: Të...
I dha Ergys Agasit informacione sekrete/ Dalin sot para GJKKO ish-drejtoresha e SHISH dhe Fatjon Kalluci e Embro Sulejmani 24 Shtator, 08:46 ...
Berisha: Ky është parlamenti i Ergys Agasit, Vlora Hyseni shkarkonte secilin prej jush me porosi të tij! 24 Shtator, 10:49 ...
Ai tha se Hyseni në vend që të japë përgjigje për akuzat mbi përdorimin e strukturave shtetërore në funksion të interesave të krimit të organizuar, zgjedh të sulmojë gazetaren që ngre pyetjet.
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar lidhur me sulmin e ish-drejtoreshës së SHISH, ndaj gazetares Klodiana Lala. Përmes një reagimi, Bardhi është shprehur se ky ishte një sulm ordiner, duke theksuar se balta dhe shpifjet nuk zëvendësojnë transparencën.
Ai tha se Hyseni në vend që të japë përgjigje për akuzat mbi përdorimin e strukturave shtetërore në funksion të interesave të krimit të organizuar, zgjedh të sulmojë gazetaren që ngre pyetjet.
Bardhi theksoi se rasti i Vlora Hysenit është një tjetër dëshmi e standardit që Edi Rama ka vendosur për njerëzit që ka zgjedhur në funksionet më të larta të shtetit. Sipas tij, mesazhi nuk ishte për Klodjana Lalën, por për kryeministrin Rama.
Gazmend Bardhi: Kjo përgjigje e bën edhe më të qartë se në çfarë duarsh e kishte dorëzuar Edi Rama SHISH-in. Ajo që pamë nuk ishte përgjigjja e një ish-funksionari publik që përballet me akuza të rënda dhe jep shpjegime përpara publikut. Ishte reagimi i një ordineri, i cili mendon se balta, shpifjet dhe sulmet personale ndaj një gazetareje me integritet mund të zëvendësojnë përgjegjësinë dhe transparencën.
Në vend që të japë përgjigje për akuzat mbi përdorimin e strukturave shtetërore në funksion të interesave të krimit të organizuar, zgjedh të sulmojë gazetaren që ngre pyetjet. Vlora e Gysit dhe Ronit e di shumë mirë një gjë: nëse informacioni me të cilin mendon se po intimidon Klodiana Lalën do të ishte i vërtetë, atëherë do të duhej të përgjigjej edhe për një çështje tjetër shumë serioze — si ka përfunduar jashtë strukturave shtetërore informacioni i përfituar për shkak të detyrës.
Prandaj, në vend që të intimidojë një gazetare, le të japë përgjigje. Në fund të fundit, ajo që u pa sot është shumë më e rëndë se një debat personal. Është një tjetër dëshmi e standardit që Edi Rama ka vendosur për njerëzit që ka zgjedhur në funksionet më të larta të shtetit. Kur pushteti përgjigjet ndaj pyetjeve me kërcënime, baltë dhe sulme personale, problemi nuk është më vetëm ai që flet. Problemi është sistemi që e ka bërë të mundur që njerëz me përgjegjësi të larta shtetërore të mendojnë se nuk mund t'i japin llogari askujt.
Qartësisht mesazhi nuk ishte për Klodjana Lalën, sepse Vlora e Gysit dhe Ronit e di shumë mirë që ska me çfarë e intimidon apo i mbyll gojën. Mesazhi ishte i qartë për kreun e organizatës - Edi Ramën - që nëse e lëshon atë dhe Gysin, informacionet do dalin sheshit dhe do ketë fatin e tyre./Dosja.al
Eni Ferhati TIRANË- Gazetari Eni Ferhati ka nxjerr detaje nga kontrollet në banesën e ish-Drejtorit të Policisë Ilir Proda. I ftua...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka pasur dijeni dhe përgjegjësi për veprimet e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur jashtë ambienteve të Kuvendit ka reaguar për sulmin ...
Kuvendi Pas mbi një ore diskutime me në qendër akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, tensionet në Kuvend kanë nisur. ...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka kërkuar në Kuvend që kryeministri Edi Rama të japë...
Jozefina Topalli TIRANË- Deputetja Jozefina Topalli ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për indiferencën e tij lidhur me akuza...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij në Kuvend u ndal tek mesazh...
Monika Kryemadhi TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme GJKKO. Monika Kryemadhi ka ironizuar zhvillimet e...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, hodhi akuza të forta në drejtim t&e...
Meta dhe Kryemadhi TIRANË- Sërish seanca gjyqësore për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi është shtyrë dit&e...