Trump pret në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Kinës, Xi Jinping
Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka mbërritur në Shtëpinë e ...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka mbërritur në Shtëpinë e ...

Rrjeti SafeJournalists ka shprehur shqetësim serioz për shantazhin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit, ndaj gazetares Klodiana Lala. SafeJournalists e konsideron incidentin serioz pasi Lala po ushtronte detyrën e saj profesionale dhe po pyeste një ish-zyrtare të lartë shtetërore për një çështje me interes të qartë publik.
Ndër të tjera në reagim thuhet se lidhja publike e një gazetareje investigative me shërbime të huaja të inteligjencës mund të dëmtojë besueshmërinë e saj dhe ta ekspozojë ndaj ngacmimeve, kërcënimeve dhe rreziqeve për sigurinë.
Po ashtu thuhet se deklarata e Hysenit ngre pikëpyetje nëse informacione mbi lëvizjet apo kontaktet profesionale të Lalës janë aksesuar ose përdorur nga strukturat e inteligjencës.
SafeJournalists i bën thirrje Vlora Hysenit të tërheqë menjëherë akuzën ndaj Klodiana Lalës dhe të përmbahet nga deklarata të mëtejshme që mund ta frikësojnë, diskreditojnë ose rrezikojnë gazetaren.
Rrjeti po ashtu i bën thirrje SHISH-it dhe institucioneve kompetente të mbikëqyrjes dhe drejtësisë të verifikojnë nëse ndonjë informacion i mbajtur apo i siguruar përmes strukturave shtetërore të inteligjencës mbi Klodiana Lalën, lëvizjet, komunikimet apo kontaktet e saj profesionale është aksesuar, bërë publik apo përdorur në lidhje me këtë incident, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e plotë të burimeve konfidenciale dhe komunikimeve profesionale të gazetares.
Autoritetet shqiptare duhet gjithashtu të vlerësojnë çdo rritje të rrezikut për sigurinë e Lalës pas kësaj akuze dhe të reagojnë menjëherë ndaj çdo kërcënimi, ngacmimi apo forme tjetër të shënjestrimit.
Reagimi i plotë:
Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim serioz për frikësimin publik dhe përpjekjen për të diskredituar gazetaren investigative të News24, Klodiana Lala, nga Vlora Hyseni, ish-Drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), më 24 shtator 2026.
Incidenti ndodhi jashtë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku Hyseni u paraqit në lidhje me një hetim në zhvillim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Hyseni ndodhet në arrest shtëpie në kuadër të një procedimi që buron nga një hetim më i gjerë mbi një grup të dyshuar kriminal, i cili dyshohet për manipulimin e tenderëve publikë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në ditët para incidentit, Lala kishte raportuar mbi këtë çështje dhe mbi komunikimet e pretenduara të Hysenit me Ergys Agasin, biznesmen dhe një nga figurat qendrore të hetimit për AKSHI-n.
Ndërsa Lala e pyeste Hysenin për këto komunikime, Hyseni iu përgjigj: “Klodi, si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?” Akuza u bë publikisht, në prani të gazetarëve të tjerë dhe kamerave.
SafeJournalists e konsideron incidentin veçanërisht serioz, pasi Lala po ushtronte detyrën e saj profesionale dhe po pyeste një ish-zyrtare të lartë shtetërore për një çështje me interes të qartë publik, kur vëmendja u zhvendos drejt vetë gazetares. Lidhja publike e një gazetareje investigative me shërbime të huaja të inteligjencës mund të dëmtojë besueshmërinë e saj dhe ta ekspozojë ndaj ngacmimeve, kërcënimeve dhe rreziqeve për sigurinë. Kjo është veçanërisht shqetësuese duke pasur parasysh fushatat e mëparshme denigruese dhe ngacmimet ndaj Lalës në lidhje me raportimin e saj mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Pozicioni i Hysenit e bën deklaratën edhe më serioze. Pretendimi i saj se ka dijeni se me kë është takuar Lala dhe ku janë zhvilluar këto takime ngre shqetësime për përdorimin e mundshëm të informacionit të privilegjuar të siguruar përmes strukturave shtetërore të inteligjencës. Kjo ka pasoja të drejtpërdrejta për privatësinë e gazetarëve, mundësinë e mbikëqyrjes dhe konfidencialitetin e kontakteve dhe burimeve të tyre profesionale.
Deklarata ngre gjithashtu pikëpyetje nëse informacione mbi lëvizjet apo kontaktet profesionale të Lalës janë aksesuar ose përdorur nga strukturat e inteligjencës. Shqetësime të tilla mund të dekurajojnë burimet që të komunikojnë me gazetarët dhe të pengojnë raportimin investigativ mbi çështje sensitive.
Incidenti ngre gjithashtu shqetësime për keqpërdorimin e mundshëm të autoritetit ose informacionit të inteligjencës. Përdorimi i informacionit të siguruar përmes strukturave të inteligjencës për të frikësuar ose diskredituar një gazetare do të cenonte konfidencialitetin e burimeve dhe raportimin e pavarur.
SafeJournalists i bën thirrje Vlora Hysenit të tërheqë menjëherë akuzën ndaj Klodiana Lalës dhe të përmbahet nga deklarata të mëtejshme që mund ta frikësojnë, diskreditojnë ose rrezikojnë gazetaren.
Rrjeti i bën thirrje SHISH-it dhe institucioneve kompetente të mbikëqyrjes dhe drejtësisë të verifikojnë nëse ndonjë informacion i mbajtur apo i siguruar përmes strukturave shtetërore të inteligjencës mbi Klodiana Lalën, lëvizjet, komunikimet apo kontaktet e saj profesionale është aksesuar, bërë publik apo përdorur në lidhje me këtë incident, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e plotë të burimeve konfidenciale dhe komunikimeve profesionale të gazetares.
Autoritetet shqiptare duhet gjithashtu të vlerësojnë çdo rritje të rrezikut për sigurinë e Lalës pas kësaj akuze dhe të reagojnë menjëherë ndaj çdo kërcënimi, ngacmimi apo forme tjetër të shënjestrimit.
SafeJournalists thekson se gazetarët duhet të jenë në gjendje të hetojnë dhe të kërkojnë llogari nga zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të fuqishëm pa iu nënshtruar frikësimit, akuzave për mungesë besnikërie apo insinuatave se kontaktet e tyre profesionale konfidenciale po monitorohen. Sjellje të tilla rrezikojnë të krijojnë një efekt frikësues jo vetëm për gazetaren e shënjestruar, por edhe për komunitetin më të gjerë të medias dhe për burimet e gatshme të japin informacion në interes të publikut.
Rrjeti SafeJournalists do të vazhdojë ta ndjekë rastin dhe do të informojë aktorët përkatës kombëtarë dhe ndërkombëtarë për zhvillimet e mëtejshme. /CNA
Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar lidhur me shantazhet e ...
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar në lidhje me arrestin ...
Këtë të enjte është vendosur të shtyhet sërish gjyqi ndaj ...
Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, ka reaguar ashpër në Kuve...
Pas rreth dy orësh e gjysmë Vlora Hyseni ka dalë nga ambie...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar para mediave se t...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reagu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se Ergys Agasi me...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pa...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar në lidhje me...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka dënuar ashpër sh...
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve ka nisur procedurën p...
Një protestues ka humbur ndjenjat gjatë protestës. Qytetar...
Tensionet mes policisë dhe protestuesve janë shtuar. Efekt...
Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ka mbërritur në Gjyk...
Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ka mbërritur në GJKK...
Ergys Agasi nuk është i rastësishëm. Për ata që duan të je...
Gjykata e Posaçme ka caktuar arrest në burg për Fatjon Kal...
Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK-ut, firmosi masë...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO për s...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tetë persona të përfshirë në krime të rënda kundër personi...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kr...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në fshati...
Një aksident ka ndodhur në kryeqytet pranë Maternitetit Mb...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga të një...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka mbërritur në Shtëpinë e ...
Shërbimet e inteligjencës së SHBA-së kanë ndarë një raport...
Në përvjetorin e tretë të sulmit të armatosur në Banjskë t...
Mercedes-Benz ka paralajmëruar se mund të mbyllë dy fabrik...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Pasuritë e paluajtshme të zotëruara nga kompanitë e siguri...
Numri i shqiptarëve që rezultojnë depozitues në banka ësht...
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rrit...
Bankat tregtare vijuan fshirjen e kredive edhe në gjysmën ...