Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Açuge nga Shqipëria me nivele të larta histamine hiqen nga tregu në Itali

    GJKKO lë në fuqi arrestin në shtëpi për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, njoftimi zyrtar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Açuge nga Shqipëria me nivele të larta histamine hiqen nga tregu në Itali
    Kryesore

    Açuge nga Shqipëria me nivele të larta histamine hiqen nga tregu në Itali

    September 24, 2026

    Një ngarkesë me açuge të eksportuara nga Shqipëria drejt Italisë është tërhequr nga tregu pasi kontrollet e autoriteteve italiane kanë evidentuar nivele të larta histamine, një substancë që, në përqendrime të tejkaluara, mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

    Njoftimi është publikuar më 22 shtator në sistemin RASFF të Komisionit Evropian, pas kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane në treg dhe marrjes së mostrave rutinë.

    Sipas të dhënave të bëra publike, në produkt është konstatuar prani e histaminës në nivelin 800 mg/kg (ppm), ndërsa kufiri maksimal i lejuar është 400 mg/kg (ppm).

    Autoritetet italiane kanë urdhëruar tërheqjen e produktit nga tregu dhe kanë njoftuar sistemin RASFF për rastin.

    Sipas burimeve të cituara nga Qendra ALERT pranë Ministrisë së Bujqësisë, produkti ishte importuar fillimisht në Shqipëri, ku më pas ishte përpunuar për t’u rieksportuar drejt Italisë. Sipas të njëjtave burime, kompania shqiptare që ka kryer përpunimin dhe eksportin është “Poseidon” sh.p.k.

    Çfarë është histamina?

    Histamina mund të krijohet te peshqit gjatë procesit të shpërbërjes bakteriale të aminoacidit histidinë. Procesi përshpejtohet kur produkti nuk ruhet në kushtet dhe temperaturat e përshtatshme të ftohjes.

    Një veçori e rëndësishme e histaminës është se ajo është rezistente ndaj nxehtësisë. Kjo do të thotë se, pasi është formuar, gatimi, skuqja apo përpunimi termik nuk e eliminojnë atë.

    Konsumimi i peshkut me nivele të larta histamine mund të shkaktojë helmim ushqimor të njohur si intoksikim histaminik, simptomat e të cilit mund të ngjajnë me një reaksion alergjik.

    Shenjat mund të shfaqen nga disa minuta deri në disa orë pas konsumimit dhe mund të përfshijnë:

    • skuqje të fytyrës dhe qafës, shoqëruar me ndjesi nxehtësie;
    • kruajtje të lëkurës ose shfaqje të njollave dhe puçrrave të kuqe;
    • dhimbje koke dhe marramendje;
    • dhimbje stomaku, të përziera, të vjella ose diarre;
    • rritje të rrahjeve të zemrës (takikardi).

    Rasti është referuar tashmë në sistemin evropian të alarmit për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, ndërsa produkti është urdhëruar të hiqet nga tregu italian.

    Açuge Shqipëria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    September 24, 2026

    Açuge nga Shqipëria me nivele të larta histamine hiqen nga tregu në Itali

    September 24, 2026

    GJKKO lë në fuqi arrestin në shtëpi për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, njoftimi zyrtar

    September 24, 2026

    Pagesat për “roaming”, AKEP “ultimatum” kompanisë One dhe Vodafone: Të jepen sqarime për klientët

    September 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.