Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Açuge nga Shqipëria me nivele të larta histamine hiqen nga tregu në Itali

    GJKKO lë në fuqi arrestin në shtëpi për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, njoftimi zyrtar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » GJKKO lë në fuqi arrestin në shtëpi për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, njoftimi zyrtar
    Aktualitet

    GJKKO lë në fuqi arrestin në shtëpi për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, njoftimi zyrtar

    September 24, 2026

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të vijojë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

    Vendimi u mor këtë të enjte, më 24 shtator, nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ishte depozituar në gjykatë një ditë më parë.

    Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO-së, SPAK kishte kërkuar marrjen në pyetje të Hysenit, e cila ndodhet nën hetim dhe ndaj së cilës ishte caktuar më herët masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”.

    Në përfundim të seancës, gjykata vendosi me vendimin nr. 69, datë 24.09.2026, vazhdimin e zbatimit të kësaj mase, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.

    Gjykata ka vendosur gjithashtu që vendimi të mos bëhet publik, tërësisht ose pjesërisht, deri në përfundimin e hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale.

    Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth dy orë e njëzet minuta. Pas përfundimit të saj, Vlora Hyseni u largua nga ambientet e GJKKO-së pa dhënë deklarata për mediat.

    E pyetur nga gazetarët lidhur me përgjimet e SPAK, Hyseni nuk pranoi të përgjigjej.

    Deri në këtë fazë, njoftimi zyrtar i gjykatës nuk jep detaje mbi përmbajtjen e hetimit, provat apo arsyet konkrete që kanë çuar në vijimin e masës së “arrestit në shtëpi”.

    Njoftimi i GJKKO:

    1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 23.09.2026 ka paraqitur pranë gjykatës kërkesën për marrjen në pyetje të personit nën hetim Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”.
    2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, me vendimin nr. 69, datë 24.09.2026 vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Vlora Hyseni.
    3. Gjithashtu, gjykata, bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ka vendosur ndalimin e publikimit tërësisht apo pjesërisht të këtij vendimi gjyqësor deri në përfundim të hetimeve paraprake.

    Tiranë, më datë 24.09.2026

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    GJKKO Vlora Hyseni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    September 24, 2026

    Açuge nga Shqipëria me nivele të larta histamine hiqen nga tregu në Itali

    September 24, 2026

    GJKKO lë në fuqi arrestin në shtëpi për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, njoftimi zyrtar

    September 24, 2026

    Pagesat për “roaming”, AKEP “ultimatum” kompanisë One dhe Vodafone: Të jepen sqarime për klientët

    September 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.