Vlora Hyseni sulmon Klodiana Lalën para GJKKO-së, gazetarja: Shantazh. AGSH: Të tërheqë deklaratat (REAGIMET)
AGSH dënon shantazhin e Vlora Hysenit ndaj gazetares Klodiana Lala: Të tërheqë menjëherë deklaratat 24 Shtator,...
AGSH dënon shantazhin e Vlora Hysenit ndaj gazetares Klodiana Lala: Të tërheqë menjëherë deklaratat 24 Shtator,...
“Krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”/ Deklarata të forta dashurie nga Vlora Hyseni për Ergys Agasin: Të...
I dha Ergys Agasit informacione sekrete/ Dalin sot para GJKKO ish-drejtoresha e SHISH dhe Fatjon Kalluci e Embro Sulejmani 24 Shtator, 08:46 ...
Berisha: Ky është parlamenti i Ergys Agasit, Vlora Hyseni shkarkonte secilin prej jush me porosi të tij! 24 Shtator, 10:49 ...
Përmes një reagimi zyrtar, UGSH shprehet se shantazhimi apo ndalimi i gazetarëve në krye të detyrës, përbën jo vetëm akt të dënueshëm, por dëshmojnë një klimë anti lirie për raportim dhe kurajo profesionale.
TIRANA- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas deklaratës së ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni ndaj gazetares Klodiana Lala. Përmes një reagimi zyrtar, UGSH shprehet se shantazhimi apo ndalimi i gazetarëve në krye të detyrës, përbën jo vetëm akt të dënueshëm, por dëshmojnë një klimë anti lirie për raportim dhe kurajo profesionale.
UGSH e konsideron deklaratën e ish drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni drejtuar gazetares Klodiana Lala si shantazh dhe deklarim shqetësues, i cili ekspozon faktin e survejimit të gazetarëve në Shqipëri.
Ata theksojnë se akuza ndaj gazetares për takime me spiunë serbë, duhet bërë pjesë e një procesi sqarues nga organet e hetimit, për të përjashtuar çdo abuzim apo shantazhim të tillë publik nga zyrtarë apo ish zyrtarë të lartë shtetërorë.
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Shantazhimi apo ndalimi i gazetarëve në krye të detyrës, përbën jo vetëm akt të dënueshëm, por dëshmojnë një klimë anti lirie për raportim dhe kurajo profesionale.
Tiranë më 24.09.2026
Dy episode të ndodhura sot në jetën publike të kryeqytetit tonë, në Tiranë, rikthejnë në vëmendjen e opinionit publik marrëdhënien problematike mes policisë së shtetit dhe reporterëve në terren.
UGSH shpreh indinjatën ndaj shoqërimit të gazetares Vjolanda Peca e cila raporton për Citizens.al, ndërsa po raportonte protestën që zhvillohej sot në mjedisin para Kuvendit të Shqipërisë, ku ndodheshin qytetarë të tubuar. Shoqërimi i gazetares, ( rast i përsëritur edhe në ditë të mëparshme), sikundër dhe mbajtja e saj e ndaluar, përbën një shkelje dhe cënim të rolit që ka reporteri në krye të detyrës.
UGSH i drejtohet ministrit të Brendshëm Ervin Demo dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Skënder Hita, me kërkesën që ky rast të ndriçohet dhe episode të tilla me reporterët të mos përsëriten.
Kësi rastesh po përfshihen në të gjitha raportet periodike të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare që indeksojnë lirinë e raportimit dhe medias në botë dhe rajon.
Episodi i dytë ka të bëjë me akuzën e drejtpërdrejtë në kamerat e shumë mediave të ish zyrtares së akuzuar, ndaj gazetares së Neës24, Klodiana Lala.
UGSH e konsideron deklaratën e ish drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni drejtuar gazetares Klodiana Lala në kushtet e një të pandehure të pyetur, si shantazh dhe deklarim shqetësues, i cili ekspozon faktin e survejimit të gazetarëve në Shqipëri.
Akuza ndaj gazetares për takime me spiunë serbë, duhet bërë pjesë e një procesi sqarues nga organet e hetimit, për të përjashtuar çdo abuzim apo shantazhim të tillë publik nga zyrtarë apo ish zyrtarë të lartë shtetërorë.
Deklarata të tilla mbartin vlerën e një atentati ndaj integritetit të gazetarit edhe kur vijnë nga persona nën akuzë dhe si mbartës të një statusi si ish titullare e shërbimit inteligjent.
Si e tillë, kjo deklaratë akuzuese ndaj gazetares, prej ish zyrtares nën hetime dhe akuza për abuzime të rënda, duhet saktësuar dhe ndriçuar me transparencë dhe plotësisht mbi baza ligjore, pa i dhënë hapësirë çdo abuzimi dhe lëndimi të integritetit të koleges.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë./Dosja.al
Foto ilustruse Zgjedhjet parlamentare në Serbi, të caktuara për 25 tetor, rikthyen në vëmendje edhe politikën e Beogradit zyr...
Gjergj Erebara TIRANA- Gazetari Gjergj Erebara ka reaguar pas sulmit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni ndaj gazetares Klodiana...
Vlora Hyseni TIRANA- Gjykata e Posaçme ka dalë në një njoftim zyrtar, pasi ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni u la nën m...
Foto ilustruse LEZHA- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar pas plagosjes me armë zjarri e cila ndodhi ditën e sotme në qytet...
Foto ilustruse BUBQ- Situata me zjarret vijon të jetë aktive në vend, pasi ditën e sotme dy vatra të reja zjarri janë regjist...
Foto ilustruse Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) në Shqipëri, Vlora Hyseni, ka hyrë në gjykatë, ...
Vlora Hyseni TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” p&...
pamje nga aksidenti KRUJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bilaj të Krujës, ku një makinë ka dal&e...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka reaguar për sulmin verbal të bërë ndaj saj nga ish-shefja e Shërbimit Sekre...
foto ilustruese LEZHË- Një person është paraqitur në Spitalin Rajonal të Lezhës i plagosur me armë zjarri. B&...