Ambasadori i Italisë flet për Vlora Hysenin
Nga Korça, ambasadori i Italisë, Marco Alberti, ka komentuar shkurtimisht pyetjet lidhur me hetimet ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.
Alberti u shpreh se nuk mund të japë një qëndrim për këtë çështje, duke theksuar se fokusi i tij lidhet me marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh mes Shqipërisë dhe Italisë.
”Atëherë unë nuk mund t’ju jap asnjë përgjigje lidhur me këtë, sepse ne merremi pra ose trajtojmë çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe nuk mund të kem asnjë mendim lidhur me këtë çfarë po më pyesni”, deklaroi ambasadori italian.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur hetimet ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit kanë tërhequr vëmendje publike.

