web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen diskutimet/ Ministri Hoxha takohet në New York me Kaja Kallas

24 Shtator 2026, 16:26, Politikë CNA

Zbardhen diskutimet/ Ministri Hoxha takohet në New York me Kaja Kallas

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në drekën e thirrur në New York nga Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, me liderë dhe ministra të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Siç bëhet me dije pëmes një njoftimi zyrtar, diskutimet u përqendruan në situatën dhe dinamikën aktuale në Ballkanin Perëndimor, sfidat me të cilat përballet rajoni dhe rëndësinë e koordinimit të ngushtë në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe sigurisë.

Në një postim në rrjetin social "X", Hoxha theksoi rëndësinë e “ankorimit” të fortë të Ballkanit Perëndimor brenda familjes europiane.

"Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj procesit të saj të vazhdueshëm të anëtarësimit në BE dhe për të kontribuar në mënyrë konstruktive në bashkëpunimin rajonal, si dhe në një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe më të sigurt",-shkruan Hoxha./CNA





Lajmet e fundit nga