LIVE UPDATES
Bota

Rusia kryen sulme ndaj Ukrainës, teksa rriten shqetësimet në Perëndim për “sulme hibride”

Sulmet më 24 shtator ndodhën disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke folur në takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, i bëri thirrje botës që të rrisë presionin ndaj Rusisë.

24 Shtator 2026, 16:30 Nga E.d
Rusia kryen sulme ndaj Ukrainës, teksa rriten shqetësimet në
Sulmet ruse në Kiev më 24 shtator.

Rusia sulmoi Ukrainën me raketa dhe dronë, duke vrarë të paktën tetë persona në Kiev dhe në rajonin e Harkivit, thanë zyrtarët ukrainas. Sulmet më 24 shtator ndodhën disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke folur në takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, i bëri thirrje botës që të rrisë presionin ndaj Rusisë.

“Një luftë që nuk u parandalua me kohë, nuk u ndal me kohë dhe për të cilën Rusia nuk u ndëshkua me kohë, vazhdon të përhapet”, tha Zelensky për pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës që presidenti rus, Vladimir Putin, nisi në shkurt të vitit 2022, duke paralajmëruar se agresioni i Moskës nuk kufizohet vetëm në Ukrainë.

“Sa më shumë liri të ketë Putini për të vepruar, aq më i rrezikshëm bëhet bota për të gjithë të tjerët”, tha ai. 

Në Evropë dhe gjetkë në Perëndim, është rritur shqetësimi për incidentet me dronë, aktet e sabotimit dhe dëshmi të tjera të sulmeve të “luftës hibride” të kryera ose që i atribuohen Rusisë, si dhe për mundësinë që Moska të ndërmarrë një sulm ushtarak ndaj një vendi të NATO-s.

Ministri polak për Çështjet Digjitale sugjeroi se Rusia mund të ketë qenë pas një zjarri që shpërtheu më 23 shtator në një stacion të komunikimeve satelitore, Starlink, në Poloninë qendrore, i cili, ndër të tjera, transmeton trafikun e internetit përmes Polonisë drejt Ukrainës dhe vendeve të tjera.

“Ky akt sabotimi ishte projektuar qëllimshëm për ta nxjerrë jashtë funksionit stacionin... duke ndërprerë qasjen në internet për institucione të ndryshme, përfshirë ushtrinë ukrainase”, tha Krzysztof Gawkowski për transmetuesin publik polak TVP Info. Ai tha se stacioni ishte ende operacional.

“Ka shumë të dhëna që sugjerojnë se kemi të bëjmë me një element të fazës së ardhshme të luftës hibride”, tha Gawkowski, duke shtuar se “shumë tregues sugjerojnë se kjo përputhet me këtë doktrinë të re ruse të sulmit”. 

Ndërkaq, në një vlerësim të përditësuar të kërcënimit nga Rusia, Shërbimi danez i Inteligjencës së Mbrojtjes (DDIS) tha se Moska ka të ngjarë që t’i intensifikojë sulmet hibride ndaj objektivave në Perëndim, duke përfshirë potencialisht sulme kibernetike që synojnë “paralizimin e funksioneve kritike të shoqërisë”.

Ai tha se, teksa sulmet hibride “kryesisht kanë pasur për qëllim krijimin e frikës dhe dobësimin e mbështetjes publike për ndihmën ndaj Ukrainës”, ato kanë filluar të përfshijnë edhe përpjekje për të penguar mbështetjen që të arrijë në Ukrainë, si sabotimi i kompanive të mbrojtjes ose trenave që transportojnë pajisje ushtarake.

Për më tepër, kreu i DDIS-it, Thomas Ahrenkiel, tha se ekziston “një rrezik i ulët, por në rritje që Rusia të ndërmarrë një sulm të kufizuar ushtarak ndaj një ose disa vendeve të NATO-s që kufizohen me Rusinë”.

Agjencia ende beson se është “shumë e pamundur që Rusia të shohë ndonjë interes në pushtimin e një vendi të NATO-s, por nuk mund ta përjashtojmë këtë mundësi”, tha ai në një konferencë për media më 24 shtator./REL

rusia ukrainë sulme

Sondazh

Poll

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie

Masa e arrestit ndaj kreut të SHISH, deputeti i PD: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit

Zjarri në fshatin Akërni/ Digjet stani, situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës

Masa e arrestit për kreun e SHISH/ Bylykbashi te “Ligjet”: Shtet është i krimbur nga koka te këmbët

Zjarri në Gjirin e Lalzit, nis ndërhyrja nga ajri, dhjetëra zjarrfikës në terren

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Aksident me vdekje në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari

Berisha: Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Edi Rama për pronat e tij!

Berisha: Nga secili prej nesh, duke filluar nga kryetari, kërkohet ripërtëritje

115 ditë qëndresë/ Qytetarët sërish në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

Berisha: Demokratët duhet të shpëtojnë vendin, Prodës iu gjet në banesë një snajper superspecial

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time!