AKTUALITET, 24 September 2026, 16:28

Në prag të vitit të ri akdemik, mësuesia në krizë! Studentët zgjedhin Teknologjitë e Informacionit e Financë

Regjistrimet në Universitetin e Elbasanit vijojnë, me disa degë që kryesojnë listën e preferencave, ndërsa programet e mësuesisë janë në krizë për studentë.
 
Regjistrimet në Universitetin e Elbasanit vijojnë, me disa degë që kryesojnë listën e preferencave, ndërsa programet e mësuesisë janë në krizë për studentë. Në raundin e parë, më të kërkuarat janë Infermieri e Përgjithshme, Edukim Fizik dhe Sporte, Financë-Kontabilitet, Teknologjitë e Informacionit dhe Informatikë Ekonomike.

“Mësuesi mbetet një nga profesionet më të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Por universitetet nuk duhet t’i përgjigjen kësaj sfide thjesht duke pritur më shumë aplikantë. Duhet të ndryshojmë edhe ne”, tha rektorja e Universitetit të Elbasanit Elvira Fetahu.