Kimish zbulon ‘Gjermaninë e re’ me Klopin: Kapiteni tregon çfarë kërkon trajneri i ri

Kimish zbulon ‘Gjermaninë e re’ me Klopin: Kapiteni tregon çfarë kërkon trajneri i ri

16:35, 24/09/2026

Kapiteni i Gjermanisë, Xhoshua Kimish, ka zbuluar ndryshimet që priten të sjellë në kombëtare trajneri i ri, Jurgen Klop.

Sipas mesfushorit të Bajernit, fokusi kryesor do të jetë rikthimi i mentalitetit, identitetit dhe ADN-së së skuadrës.

“Duhet të rigjejmë ADN-në dhe identitetin tonë”, u shpreh Kimish, duke theksuar rëndësinë e grupit dhe komunikimit.

Ai shtoi se Gjermania duhet të tregojë karakter jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj dhe përballë publikut.

Sa i përket rolit të kapitenit, Kimish tha se nga Klopi pritet mbi të gjitha performancë dhe përgjegjësi.

“Duhet ta ndihmojmë skuadrën të rikthehet aty ku e ka vendin dhe ku ka potencialin për të qenë”, deklaroi ai.

Kimish e përshkroi Klopin si një trajner “jashtëzakonisht të motivuar” për aventurën e tij me Gjermaninë.

Sipas tij, tekniku i ri sjell energji, entuziazëm dhe dëshirë të madhe për sukses.

Tashmë, objektivi është që kjo energji të përçohet te lojtarët dhe të reflektohet në rezultate.

Kimish foli edhe për zhgënjimet e fundit të Gjermanisë në Kupën e Botës, ku skuadra u eliminua tri herë radhazi në fazën e grupeve.

31-vjeçari ishte pjesë e ekipit në të gjitha këto eliminime dhe pranoi se i fundit ishte më i vështiri për t’u përballuar.

Megjithatë, ai theksoi se e shkuara nuk mund të ndryshohet, por e ardhmja mund të ndërtohet ndryshe.

“Do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’ua rikthyer gëzimin njerëzve”, përfundoi kapiteni gjerman.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco