Disa vatra zjarri në të dy anët e aksit Lezhë–Shkodër, pranë Zadrimës, kanë mbuluar aksin me tym të dendur. Drejtuesit e mjeteve po përballen me shikueshmëri të kufizuar, ndërsa flakët janë përhapur në afërsi të rrugës.

Dyshohet se zjarret kanë nisur nga djegia e tokave dhe mbetjeve bujqësore. Tymit që ka përfshirë autostradëni shtohet rreziku nga vatrat e zjarrit pranë saj, ndaj nevojitet ndërhyrje për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e qarkullimit.