AKTUALITET /

Pronarët kishin ikur në dasëm, hajdutët vjedhin 15 mln lekë në një banesë në Sarandë

Burime pranë familjes bëjnë me dije se autorët, të dyshuar si dy persona, dyshohet se kishin vëzhguar më herët lëvizjet e familjarëve dhe kanë pritur momentin kur banesa mbeti bosh.

Shkruar nga Versus

Pronarët kishin ikur në dasëm, hajdutët vjedhin 15 mln

Një banesë në fshatin Shelegar të Bashkisë Sarandë ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së të martës, ndërsa familjarët ndodheshin në një dasmë.

Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë shfrytëzuar mungesën e familjarëve për të hyrë në banesën e Mejdi Tushës. Ngjarja është zbuluar pasi një prej pjesëtarëve të familjes është kthyer në shtëpi dhe ka konstatuar rrëmujën në dhoma.

Burime pranë familjes bëjnë me dije se autorët, të dyshuar si dy persona, dyshohet se kishin vëzhguar më herët lëvizjet e familjarëve dhe kanë pritur momentin kur banesa mbeti bosh.

Për të shmangur identifikimin, grabitësit kanë dëmtuar kamerën e sigurisë të vendosur në banesë, përpara se të hynin brenda.

Nga banesa dyshohet se janë vjedhur rreth 15 milionë lekë të vjetra, si dhe disa bizhuteri me vlerë.

Pas denoncimit, shërbimet e Policisë së Sarandës kanë mbërritur në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Ekspertët kanë këqyrur banesën dhe kanë mbledhur prova materiale që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të grabitjes./Versus.al

Poll