Bjellorusia nuk është një kundërshtar i panjohur për Kombëtaren shqiptare. Gjatë gjithë historisë kuqezinjtë janë përballur 7 herë dhe kanë një bilanc pozitiv me 3 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.
Madje në 4 sfidat e fundit Shqipëria ka dominuar me 3 fitore dhe 1 barazim.
Duelet kundër bjellorusëve datojnë që në vitin 2006, me ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Europianit që prodhuan një barazim 2-2 dhe një humbje.
Fitorja e parë e kuqezinjve erdhi në marsin e vitit 2011 në stadiumin “Qemal Stafa” me golin e Hamdi Salihit, kur ekipi drejtohej nga Josip Kuzhe dhe ka bërë një nga paraqitjet më të mira në histori duke dominuar totalisht ndeshjen.
Së fundmi, në duelet e vlefshme për Ligën e Kombeve, Shqipëria ka fituar si në transfertë ashtu edhe në shtëpi me rezultatin 0-2 dhe 3-2.
Kuqezinjtë vijnë nga një moment negativ me 5 humbje radhazi dhe duan të ndryshojnë trendin në ndeshjen debutuese të Nations League të këtij sezoni.
Sfida kundër Bjellorusisë do të luhet të shtunën në “Air Albania”.
BILANCI ME BJELLORUSINE
Bjellorusi-Shqipëri 2-2
Shqipëri-Bjellorusi 2-4
Bjellorusi-Shqipëri 2-0
Shqipëri-Bjellorusi 1-0
Bjellorusi-Shqipëri 0-0
Bjellorusi-Shqipëri 0-2
Shqipëri-Bjellorusi 3-2
Lini një Përgjigje