BE propozon zhbllokimin e 4.2 miliardë eurove për Hungarinë

24 Shtator 2026 | 16:59

Komisioni Evropian i ka propozuar Këshillit të BE-së zhbllokimin e 4.2 miliardë eurove nga fondet e kohezionit për Hungarinë, pas vlerësimit se qeveria e kryeministrit Péter Magyar ka ndërmarrë masa për të adresuar problemet e lidhura me shtetin e së drejtës.

Komisioni ka propozuar gjithashtu rikthimin e plotë të Hungarisë në programet Erasmus dhe Horizon.

Rreth 55 për qind e fondeve të kohezionit të paracaktuara për Hungarinë ishin pezulluar në vitin 2022 për shkak të shqetësimeve lidhur me respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës.

Sipas Komisionit Evropian, masat korrigjuese të njoftuara nga qeveria hungareze më 9 shtator dhe zbatimi i tyre kanë adresuar problematikat në fusha si prokurimet publike, lufta kundër korrupsionit, konfliktet e interesit dhe efektiviteti i ndjekjes penale.

Hungaria ka forcuar kompetencat e Autoritetit për Integritetin, ka vendosur një sistem më të gjerë deklarimi të pasurisë dhe ka rritur transparencën për konfliktet e mundshme të interesit.

Gjithashtu janë forcuar kontrollet mbi fondet e BE-së dhe transparenca në prokurimet publike. Një tjetër hap i rëndësishëm është anëtarësimi i Hungarisë në Prokurorinë Publike Evropiane.

“Reformat japin rezultate konkrete”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca: Urdhër-arresti i GJND-së nuk përbënte pengesë për fluturimin e Netanyahut mbi hapësirën tonë ajrore

Franca mbrojti vendimin e saj për të lejuar aeroplanin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të kalonte hapësirën e saj ajrore gjatë rrugës për në Kombet...
16:59 | 24/09/2026

Ukraina dërgoi dy ushtarë të kapur të Koresë së Veriut në Korenë e Jugut

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka bërë me dije se Ukraina ka transferuar dy të...
16:24 | 24/09/2026

Gjykata kroate lejon ekstradimin në Gjermani të të dyshuarit për shpërthimin në Nord Stream

Një gjykatë kroate ka vendosur që ukrainasi i dyshuar për përfshirje në shpërthimet e tubacionit Nord Stream në vitin 2022 mund të ekstradohet në Gjermani. ...
15:44 | 24/09/2026