Jennifer Lopez “pushton” pasarelat e Milanos

24 Shtator 2026 | 16:58

Jennifer Lopez ka sjellë një seri paraqitjesh spektakolare në Milano, ku ndodhet për Javën e Modës dhe është shfaqur me disa prej look-eve më të komentuar të ditëve të fundit.

Këngëtarja 57-vjeçare mori pjesë në Vogue World: Milano, ku u shfaq me një fustan të zi të Dolce & Gabbana, me fund prej tyl dhe detaje të qëndisura në pjesën e sipërme. Ajo e kompletoi pamjen me doreza të gjata transparente dhe një varëse luksoze me një turmalinë Paraíba prej rreth 74 karatësh.

J.Lo nuk ishte vetëm pjesëmarrëse në event. Gjatë shfaqjes, ajo u ftua të dilte edhe në pasarelë, ku u shfaq së bashku me tenistin italian Lorenzo Musetti. Vogue e përshkroi paraqitjen e saj si një moment të frymëzuar nga atmosfera e “La Dolce Vita”.

Por paraqitjet e saj në Milano nuk përfunduan aty.

Të mërkurën, Lopez u shfaq sërish në rrugët e qytetit me një tjetër veshje të Dolce & Gabbana, këtë herë duke iu bashkuar trendit të printit leopard. Ajo veshi një xhaketë të shkurtër me të njëjtin motiv dhe pantallona të shkurtra, duke e kompletuar look-un me këpucë në të njëjtin stil.

Më herët, gjatë mbërritjes në Milano, këngëtarja ishte fotografuar edhe me një këmishë të bardhë të lënë pjesërisht të hapur, pantallona të zeza me bel të lartë dhe një çantë Dolce & Gabbana.

Prania e saj në Javën e Modës së Milanos ka sjellë kështu disa prej paraqitjeve më të dalluara të saj të këtij viti, me Dolce & Gabbana që është bërë marka kryesore e garderobës së saj gjatë qëndrimit në qytetin italian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: SHBA dhe Kina kanë bërë hapa të jashtëzakonshëm në çështje kyçe

Xi Jinping ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti i SHBA-së Donald Trump e përshëndeti udhëheqësin kinez me një shtrëngim duarsh dhe një buzëqeshje....
16:53 | 24/09/2026

Pasi u ndalua nga SHBA-ja, Abbas i drejtohet OKB-së: Mbani përgjegjës Izraelin, populli ynë po i nënshtrohet vrasjeve

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i bëri thirrje këtë të enjte Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork që ta mbajë...
16:44 | 24/09/2026

FBI nis hetimet, hakerat pretendojnë se kanë vjedhur të dhënat e të gjithë agjentëve

FBI-ja po heton një pretendim nga një grup i krimit kibernetik se ka vjedhur informacione të ndjeshme të të gjithë stafit të byrosë me rreth...
16:33 | 24/09/2026