Infermieria dhe TIK, degët më të kërkuara në universitetin e Elbasanit
Regjistrimet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” vijojnë me interes të lartë për disa prej programeve të studimit.
Infermieria e Përgjithshme, Edukimi Fizik dhe Sportet, Teknologjitë e Informacionit dhe Informatika Ekonomike janë ndër degët më të kërkuara nga maturantët.
“Preferencat e studentëve dhe programet më të kërkuara mbeten Infermieria e Përgjithshme, Edukimi Fizik dhe Sportet, Teknologjitë e Informacionit dhe Informatika Ekonomike. Padyshim që ka një interes edhe për programet dyvjeçare, të cilat vazhdojnë të jenë një orientim shumë i mirë për studentët që duan të kenë një edukim të orientuar drejt praktikës, që i orienton më shpejt në tregun e punës”, është shprehur, Elvira Fetahu, Rektore e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
Programet dyvjeçare kanë shënuar gjithashtu interes të lartë dhe kanë plotësuar kuotat që në fazën e parë të regjistrimeve. Sipas rektores, këtë vit asnjë program studimi nuk rrezikon të mbyllet, ndërsa procesi vijon me dy faza dhe faza e dytë nis këtë të enjte.
Ndryshe paraqitet situata për programet e mësuesisë, ku rektorja evidenton një rënie të vazhdueshme të preferencave edhe në këtë raund. Sipas saj, të rinjtë po orientohen më shumë drejt degëve të mjekësisë, inxhinierisë dhe ekonomisë.
“Është e vërtetë që edhe në mbyllje të këtij raundi, ashtu siç ka qenë edhe trendi në këto vitet e fundit, ka më pak preferenca për programet e mësuesisë krahasuar me programet e tjera. Ne e shohim këtë me shqetësim, sepse mësuesi është një nga profesionet më të rëndësishme të zhvillimit të vendit. Universiteti nuk duhet t’i përgjigjet kësaj thjesht si një sfidë për të rritur numrat dhe aplikantët, duhet të ndryshojmë dhe ne. Universiteti ka nisur këtë vit Shkollën e Parë Verore të Diasporës, një nismë e rëndësishme në bashkëpunim me UBT në Prishtinë”, ka thënë më tej rektorja.
Përballë ndryshimit të preferencave të maturantëve, Universiteti i Elbasanit thotë se po përshtat ofertën akademike. Institucioni ka zgjeruar bashkëpunimin me universitete ndërkombëtare dhe po sjell risi në programet e studimit.
Synimi, sipas drejtimit të universitetit, është që programet të lidhen më ngushtë me nevojat e tregut të punës dhe studentët të kenë më shumë mundësi për punësim pas përfundimit të studimeve.
Rama nesër fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, detaje nga axhenda
Deklarata e Vlora Hysenit ndaj Klodiana Lalës, Bardhi: Në vend që të intimidojë gazetaren, le të japë përgjigje
Zjarr në ambientet e një pallati pranë shëtitores në Pogradec, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
- 16:59 BE propozon zhbllokimin e 4.2 miliardë eurove për Hungarinë
- 16:59 Franca: Urdhër-arresti i GJND-së nuk përbën pengesë për fluturimin e Netanyahut mbi hapësirën tonë ajrore
- 16:58 Jennifer Lopez “pushton” pasarelat e Milanos
- 16:57 Banka e Shqipërisë për rreziqet e jashtme: Luftërat dhe nafta kërcënojnë ekonominë
- 16:53 Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: SHBA dhe Kina kanë bërë hapa të jashtëzakonshëm në çështje kyçe
- 16:44 Pasi u ndalua nga SHBA-ja, Abbas i drejtohet OKB-së: Mbani përgjegjës Izraelin, populli ynë po i nënshtrohet vrasjeve