Një familje nga fshati Shelegar i Sarandës është përballur me një banesë të përmbysur kur është kthyer nga dasma natën e së martës. Persona ende të paidentifikuar kishin hyrë në shtëpinë e Mejdi Tushës dhe, sipas familjarëve, kishin marrë rreth 15 milionë lekë të vjetra, ose 1,5 milionë lekë, si dhe bizhuteri me vlerë.
Grabitja u zbulua nga një pjesëtar i familjes, i cili gjeti dhomat të kontrolluara dhe sendet të shpërndara. Në banesë nuk ndodhej askush në kohën kur dyshohet se hynë autorët.
Dyshohet se në vjedhje kanë marrë pjesë dy persona, të cilët mund të kenë vëzhguar më parë lëvizjet e familjes. Para hyrjes në banesë, ata dyshohet se kanë dëmtuar kamerën e sigurisë.
Policia e Sarandës dhe grupi hetimor kanë këqyrur vendngjarjen dhe kanë mbledhur prova. Ende nuk janë identifikuar autorët, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e vjedhjes.









Komente
Komento