“Shkodra ka plot dashuri”, humori rikthehet në skenën e teatrit “Migjeni”

24 Shtator 2026 | 17:17

Humori rikthehet në skenën e Teatrit “Migjeni” dhe këtë herë vjen me “Shkodra ka plot dashuri”. Premiera u shoqërua me një sallë të mbushur plot artdashës dhe me duartrokitje që shoqëruan gjatë gjithë mbrëmjes interpretimet e aktorëve.

Nën regjinë e Zehrudin Dokles dhe drejtimin muzikor të Ilir Zogës, shfaqja risolli në skenë traditën e estradës shkodrane, duke ndërthurur emrat e njohur të humorit me artistët e rinj, që synojnë ta çojnë përpara këtë traditë.

 “Gjithmonë Shkodra është frymëzim për artistë, pa diskutim. Bile ne në këtë çfarë që kishim planifikuar edhe mjeshtrin e madh, Bes Çinarin, Agron Dizdarin, po ata për arsye shëndetësore. Por ne u munduam edhe me këta të rinjtë që janë me të vërtetë shpresë e madhe për t’i zëvendësuar, se ndryshe nuk kuptohet Shkodra. Shkodra është një vazhdimësi e tërë”, u shpreh Zehrudin Dokles.

Për protagonistët, ngjitja në skenën e “Migjenit” mbetet gjithmonë një moment i veçantë, por këtë herë emocionit i shtohet edhe rikthimi i humorit shkodran përballë publikut.

 “Zehrudini kthehet pas kaq vitesh, sepse Zehrudini jeton në Sofje, por shpirtin e ka gjithmonë në Shkodër, edhe pse s’është shkodran. Kena pa një punë shumë të mirë, me një atmosferë të mrekullueshme. Kena punu me këta djem e vajza të reja, shumë të talentum. Ishte kënaqësi shumë e madhe; kena pas një atmosferë të mrekullueshme pune. Suksesi u pa; besoj se këto që ishin sonte do të hapin opinion të mirë, që spektatorë tjerë, megjithëse ka një interes shumë të madh, edhe me të vërtetë Shkodra ka shumë dashni”, është shprehu aktorja Drande Xhaj.

 “Shkodra ka plot dashuri” do të vijojë të jetë në skenën e Teatrit “Migjeni” deri më 27 shtator. Premiera e nisi rrugëtimin mes humorit, emocioneve dhe duartrokitjeve, duke dëshmuar se në Shkodër dashuria për humorin vazhdon të jetë po aq e fortë sa gjithmonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kujdes nga stresi kronik, psikologia: Mos neglizhoni shenjat e para

Stresi është një nga fenomenet që po përhapet me shpejtësi në popullatën shqiptare. Psikologët janë të mendimit se problematikat e jetës së përditshme janë ato...
17:06 | 24/09/2026

Infermieria dhe TIK, degët më të kërkuara në universitetin e Elbasanit

Regjistrimet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” vijojnë me interes të lartë për disa prej programeve të studimit. Infermieria e Përgjithshme, Edukimi Fizik dhe Sportet, Teknologjitë e...
17:01 | 24/09/2026

Rama nesër fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, detaje nga axhenda

Kryeministri Edi Rama të premten e 25 shtatorit do të mbajë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Sipas axhendës së publikuara, Rama do...
16:37 | 24/09/2026