Një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën vetëm pak orë pas ardhjes në jetë në Itali, ndërsa Prokuroria e Perugia-s ka nisur hetimet ndaj 22 punonjësve shëndetësorë të spitaleve të Folinjos dhe Peruxhias.
Foshnja, i quajtur Pietro nga prindërit, lindi më 16 shtator në spitalin e Folinjos, pas një lindjeje që, sipas të dhënave paraprake, u shoqërua me komplikacione dhe përfundoi me përdorimin e vakumit obstetrikal. Në orët pas lindjes, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe mjekët vendosën transferimin urgjent drejt repartit të terapisë intensive në spitalin Santa Maria della Misericordia në Perugia.
Foshnja mbërriti në spital në gjendje shumë të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve specialistë, ai nuk mundi të mbijetonte. Pas vdekjes, prindërit kanë bërë kallëzim në polici, duke kërkuar të zbardhen shkaqet e humbjes së foshnjës dhe të verifikohet nëse procedurat mjekësore janë ndjekur siç duhet. Prokuroria e Perugia-s ka sekuestruar kartelat mjekësore të dy spitaleve dhe ka identifikuar 22 mjekë dhe infermierë që kanë marrë pjesë në kujdesin ndaj nënës 32-vjeçare dhe foshnjës.
Punonjësit shëndetësorë janë regjistruar nën hetim me dyshimin për vrasje nga pakujdesia, por deri tani nuk është përcaktuar asnjë përgjegjësi individuale. Hetimi do të përfshijë të gjithë procesin e asistencës mjekësore, nga menaxhimi i lindjes në Folinjo, te gjendja e foshnjës në orët pas lindjes, vlerësimet klinike, vendimi për transferimin në Peruxhia, transporti dhe trajtimi në terapinë intensive neonatale.
Ekspertiza e dokumentacionit mjekësor, së bashku me autopsinë, pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Vetëm pas përfundimit të këtyre verifikimeve do të mund të përcaktohet nëse bëhej fjalë për komplikacione të pashmangshme apo nëse mund të ketë pasur përgjegjësi profesionale.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
24 Shtator17:09
Vuçiç në OKB: Serbia do të mbrojë interesat e saj për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e vendosi çështjen e Kosovës në qendër të fjalimit të tij në...
BOTA
24 Shtator16:30
Trump josh Xi Jinping me pritje pompoze: Kina dhe SHBA të jenë partnerë, jo rivalë, mund të ecim paralelish
Një pritje solemne dhe me vlerë të fortë simbolike i dha start vizitës shtetërore treditore të presidentit kinez Xi Jinping n...
Piranjat News
BOTA
24 Shtator14:47
Tony Blair: Britania duhet të angazhohet për t'u rikthyer në BE brenda dekadës së ardhshme
Tony Blair ka bërë thirrje që Britania të angazhohet për t'u rikthyer në Bashkimin Evropian brenda dekadës së ardhshme...
BOTA
24 Shtator14:19
Evropa, plane emergjente pas provokimeve ruse/ Skenarët
Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, nuk pajtohet me thirrjet e vazhdueshme dhe raportimet se Rusia mund ta sulmojë NATO-n ose Bashkimin Evropia...
BOTA
24 Shtator14:10
Turqia vendos rekord Guinness, gatuan tenxheren gjigante me 6.840 litra fasule
Një qyt
et turk fitoi një titull në librin e rekordeve botërore “Guinness” duke gatuar një tenxhere me rreth 6.840 litra...
BOTA
24 Shtator13:43
Qeveria italiane mohon raportet për sulme me dronë rusë: Nuk morëm asnjë paralajmërim
Qeveria italiane nuk mori asnjë paralajmërim për sulme të mundshme nga dronë rusë nga deti, konfirmuan sot katër burime p&e...
BOTA
24 Shtator13:33
Rubio: Serbia, rrezik tensioni! Europa shqyrton plane emergjente pas paralajmërimeve për provokime nga Rusia
Serbia është e përfshirë në “çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese”, deklaroi Sekretari ame...
Piranjat News
BOTA
24 Shtator12:02
CIA paralajmëron për sulm rus me dron në Spanjë, Francë ose Itali
Një paralajmërim i ri në lidhje me një përshkallëzim të mundshëm të veprimeve hibride ruse në Evro...
BOTA
24 Shtator10:31
Një agjent i inteligjencës artificiale 'pushtoi' një sistem qeveritar, alarm në Australi për OpenAI
Australia njoftoi sot se një agjent i modelit të inteligjencës artificiale OpenAI infiltroi një faqe interneti qeveritare në qersho...
BOTA
24 Shtator10:14
Lavrov: Moska nuk do ta ndalë luftën në Ukrainë
Rusia nuk ka ndërmend të ndalë luftën në Ukrainë, deklaroi sot ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, një ditë pa...