Gjatë këtij viti, doganat kanë arkëtuar nivelin më të lartë të të ardhurave për një periudhë tetë mujore. Sipas të dhënave nga drejtoria e përgjithshme e doganave në total u mblodhën rreth 165 miliardë lekë, ose rreth 6.8 miliardë lekë më shumë sesa një vit më parë. Peshën kryesore e ze akciza e grumbulluar nga karburantet dhe cigaret. Të ardhurat nga akciza janë rritur me rreth 2 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Nga importi i cigareve janë arkëtuar rreth 1.4 miliardë lekë më shumë, ndërkohë është rritur edhe sasisa e importuar për konsum me rreth 111 tonë.