Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksion në Tiranë, arrestohen 8 persona të kërkuar për krime të rënda, dro*ë dhe vjedhje

    Carney: Ndërhyrja amerikane në Kanada nuk është skenari bazë, por duhet të jemi të përgatitur

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Aksion në Tiranë, arrestohen 8 persona të kërkuar për krime të rënda, dro*ë dhe vjedhje
    Aktualitet

    Aksion në Tiranë, arrestohen 8 persona të kërkuar për krime të rënda, dro*ë dhe vjedhje

    September 24, 2026

    Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion të posaçëm për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në kuadër të kontrolleve dhe veprimeve operative, janë arrestuar 8 persona, të kërkuar për vepra të ndryshme penale, nga krimet e rënda dhe armëmbajtja pa leje, te narkotikët, vjedhja dhe falsifikimi i dokumenteve.

    Sipas Policisë, një prej personave të kërkuar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve është kapur me një sasi të dyshuar Cannabis Sativa, e cila është sekuestruar si provë materiale.

    Në pranga kanë përfunduar:

    • K. T., 39 vjeç, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    • E. B., 31 vjeç, i dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
    • N. M., i dënuar me 4 muaj burgim për “Falsifikimin e dokumenteve”.
    • S. V., 18 vjeç, i shpallur në kërkim nga DVP Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    • K. Xh., i dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.
    • R. L., 26 vjeç, i dënuar me 3 muaj burgim për “Prishjen e qetësisë publike”. Sipas Policisë, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 muaj e 3 ditë burgim.
    • O. N., 30 vjeç, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    • K. M., 29 vjeç, i shpallur në kërkim për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”. Gjatë ndalimit, policia i gjeti një sasi të dyshuar Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua.

    Operacioni u zhvillua nga strukturat e ndryshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me komisariatet e kryeqytetit dhe Forcën e Posaçme Operacionale.

    Pas arrestimeve, materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

    arrestime droge policia Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksion në Tiranë, arrestohen 8 persona të kërkuar për krime të rënda, dro*ë dhe vjedhje

    September 24, 2026

    Carney: Ndërhyrja amerikane në Kanada nuk është skenari bazë, por duhet të jemi të përgatitur

    September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    September 24, 2026

    Açuge nga Shqipëria me nivele të larta histamine hiqen nga tregu në Itali

    September 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.