Zbulimet arkeologjike në Qesarat, Rama poston pamjet: Del në pah historia e Tepelenës në antikitet
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga gërmimet arkeologjike që po zhvillohen në Qesarat të Tepelenës, në kuadër të projektit “Arkeologji e peizazhit në zonën Memaliaj-Tepelenë dhe rrethinat 2026”.
Rama bëri me dije se gërmimet kanë nxjerrë në pah ambiente rezidenciale dhe dy mozaikë pjesërisht të dëmtuar, që mendohet se i përkasin periudhës antike.
“Po punohet për dokumentimin, pastrimin dhe konservimin e këtyre zbulimeve, të cilat hedhin dritë mbi mënyrën e jetesës dhe historinë e kësaj zone në antikitet”, u shpreh Rama.
Specialistët vijojnë punën për dokumentimin dhe studimin e strukturave dhe materialeve të zbuluara, ndërsa mozaikët po i nënshtrohen procesit të pastrimit dhe konservimit.

