Demokratët kërkuan kthimin me urgjencë nga New York-u të Edi Ramës dhe llogaridhënie prej tij, lidhur me situatën në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe bashkëpunimin e ish-drejtueses Vlora Hyseni me eksponentë të krimit.
Sipas opozitës, gjithçka bëhej me porosi të Kryeministrit, ndaj kërkuan dorëheqjen e tij.
Në mungesë të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, barra e mbrojtjes së mazhorancës i ra sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi, që foli për përgjegjësi individuale.
Shigjetat e opozitës nuk kursyen as kryeparlamentarin Niko Peleshi.
Ndërsa nga Partia e Lirisë, e sfiduan me pyetje konkrete. Pas gati tre orësh debati të fokusuar te hetimi ndaj Vlora Hysenit, PS kaloi në votim të rendit të ditës, që parashikonte edhe p/ligjin për trupat shqiptare në Gaza, që mori edhe votat e opozitës. (A2 Televizion)