Koreja e Veriut refuzon të ndalojë testet bërthamore

24 Shtator 2026 | 17:32

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut hodhi poshtë të enjten një deklaratë ndërkombëtare që i bënte thirrje asaj të ndalonte testet bërthamore. Zëdhënësi i ministrisë e quajti atë “një provokim të rëndë politik kundër Koresë së Veriut nga forcat armiqësore.

Një takim i ministrave nga Miqtë e Traktatit Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Bërthamore – një grupim i Australisë, Kanadasë, Finlandës, Gjermanisë, Japonisë dhe Holandës- tha se çdo provë e re bërthamore nga Koreja e Veriut do të ishte e papërgjegjshme dhe e papranueshme.

Në takimin e të martës në Nju Jork, Pyongyang i kërkoi që të zbatojë plotësisht të gjitha rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Koresë së Veriut e përshkroi vendin si një shtet të përgjegjshëm me armë bërthamore.

Në një deklaratë tjetër më herët gjatë ditës, ministri i jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Son Hui, tha se statusi i armëve bërthamore të Phenianit është i pakthyeshëm.

Traktati Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Bërthamore, i miratuar në vitin 1996, ndalon “çdo shpërthim testimi të armëve bërthamore ose çdo shpërthim tjetër bërthamor” kudo në botë, me qëllim reduktimin dhe përfundimisht eliminimin e armëve bërthamore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Administrata Trump i kërkon Gjykatës Supreme të lejojë politikën e deportimit në vendet e treta

Administrata Trump do t’i kërkojë Gjykatës Supreme të SHBA-së ta lejojë atë të deportojë emigrantë në vende të tjera, përpjekja e fundit për të kërkuar...
17:22 | 24/09/2026

Punëtori humbi jetën gjatë detyrës, Koloseu rihapet të shtunën! Vijojnë hetimet

Koloseu në Romë do të qëndrojë i mbyllur për të tretën ditë radhazi të premten, pas vdekjes së një punëtori mirëmbajtjeje në amfiteatrin 2,000-vjeçar. Monumenti...
17:13 | 24/09/2026

Studimi: Vetmia dhe izolimi social na kushtojnë 6 vite jetë të shëndetëshme

Izolimi social dhe vetmia mund të kenë një ndikim të konsiderueshëm në jetëgjatësinë pa sëmundje. Studiuesit që morën në anlizë të dhënat e më shumë...
17:10 | 24/09/2026