Socialistët do të çojnë përpara ndryshime në kodin e procedurës penale. Ministri i drejtësisë, Toni Gogu tha se ndryshimet do të publikohen më 30 shtator dhe vijnë pas studimit të Këshillit të Europës mbi paraburgimin në Shqipëri. Synimi është funksionimi i garancive procedural dhe standardet e konsoliduara nga jurisprudenca. “Bëhet fjalë për një korpus shumë të rëndësishëm ndryshimesh. Tashmë kemi një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë, kemi jurisprudencë të mjaftueshme kushtetuese, kështu që është e rëndësishme që, në bashkëpunim me Këshillin e Europës, të shikojmë caktimin e masave të sigurimit”