E enjte, 24 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“El Mundo” ngre alarmin: Rusia po përgatit sulm me drone në Evropë

Një raportim i gazetës spanjolle El Mundo ka ngritur shqetësime në Evropë mbi një skenar të mundshëm të sulmeve ruse me dronë ndaj Spanjës, Francës dhe Italisë.

Sipas raportimit, shërbimet amerikane të inteligjencës kanë ndarë me disa qeveri evropiane informacione mbi një operacion të mundshëm rus që do të përdorte dronë të lëshuar nga anije në Mesdhe.

Sipas El Mundo, skenari i raportuar lidhet me përdorimin e dronëve rusë të tipit Gerbera, të cilët mund të transportoheshin të fshehur në kontejnerë në anije tregtare dhe më pas të lëshoheshin nga deti drejt objektivave në territorin evropian.

Informacioni është publikuar duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, përfshirë një burim pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Lituanisë.

Reklamë

Sipas të njëjtit burim, sulmet synojnë të shkaktojnë përçarje përpara zgjedhjeve të vitit 2027 dhe të ushtrojnë presion mbi qeveritë evropiane që të kufizojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.