Politika në dosjen e Vlora Hysenit, Berisha citon socialistët me emra, PS ia kthen me familjarët e tij

Nga Indrit Maraku
24 Shtator 2026, 17:36 | Politikë

Politika në dosjen e Vlora Hysenit, Berisha citon socialistët me emra,

Rolin dhe veprimet e Vlora Hysenit, Sali Berisha i tregoi në forma nga më të ndryshmet gjatë seancës parlamentare, por me njërën prej tyre u duk se pati si qëllim të vinte gishtin direkt në plagën e socialistëve.

Ishte njeriu që ju shkarkonte me urdhër të Ergys Agasit, u tha ai deputetëve dhe ministrave socialistë.

Në një prej pauzave, Ulsi Manja iu afrua kryedemokratit, me sa duket për t’i dhënë edhe ai një emër. I pyetur nga gazetarët nëse socialisti i kishte thënë se në dosjen Hyseni figuron dhe emri i të birit, Berisha konfirmoi.

“Hohoo, problem i madh. erdhi aty tha... i thashë po ta publikojnë menjëherë, në qoftë se është emri le ta publikojnë që nesër, emri i kujtdo”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos