Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    EMRI/ Iku në dasmë, hajdutët i grabisin shtëpinë kryefamiljarit në Sarandë, marrin 15 mln lekë

    Aksion në Tiranë, arrestohen 8 persona të kërkuar për krime të rënda, dro*ë dhe vjedhje

    Carney: Ndërhyrja amerikane në Kanada nuk është skenari bazë, por duhet të jemi të përgatitur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » EMRI/ Iku në dasmë, hajdutët i grabisin shtëpinë kryefamiljarit në Sarandë, marrin 15 mln lekë
    Të tjera

    EMRI/ Iku në dasmë, hajdutët i grabisin shtëpinë kryefamiljarit në Sarandë, marrin 15 mln lekë

    September 24, 2026
    26 vjedhje në 6 muaj/ Dënohet me 4 vite burg “hajduti serial” nga Shqipëria

    Një banesë është grabitur gjatë natës në fshatin Shelegar të bashkisë Sarandë, ndërsa autorët dyshohet se kanë përfituar nga mungesa e familjarëve, të cilët ndodheshin në një dasmë.

    Ngjarja ka ndodhur gjatë natës të së martës, në banesën e familjes së Mejdi Tushes. Në momentin e vjedhjes, në shtëpi nuk ndodhej asnjë prej familjarëve, pasi ata kishin shkuar në dasmën e një të afërmi.

    Vjedhja është konstatuar pasi një prej familjarëve është kthyer në banesë dhe ka gjetur gjithçka të rrëmujshme. Menjëherë ai ka kuptuar se persona të paidentifikuar kishin hyrë në shtëpi dhe ka njoftuar Policinë.

    Sipas burimeve nga familjarët, autorët kanë marrë rreth 15 milionë lekë të vjetra, si dhe disa bizhuteri.

    Në banesë kishte edhe kamera sigurie, por autorët dyshohet se kanë ndërhyrë fillimisht në sistemin e kamerave, duke e dëmtuar atë për të shmangur identifikimin e tyre.

    Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të vjedhjes. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se në grabitje kanë marrë pjesë dy persona, të cilët duket se kanë shfrytëzuar momentin kur familja Tusha ndodhej në dasmë për të kryer vjedhjen.

    Sarandë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    EMRI/ Iku në dasmë, hajdutët i grabisin shtëpinë kryefamiljarit në Sarandë, marrin 15 mln lekë

    September 24, 2026

    Aksion në Tiranë, arrestohen 8 persona të kërkuar për krime të rënda, dro*ë dhe vjedhje

    September 24, 2026

    Carney: Ndërhyrja amerikane në Kanada nuk është skenari bazë, por duhet të jemi të përgatitur

    September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    September 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.