Ish-shefja e SHISH në hetim, Presidenti pritet të mbledhë Këshillin Sigurisë Kombëtare

Nga Fjorela Beleshi
24 Shtator 2026, 17:40 | Politikë

Ish-shefja e SHISH në hetim, Presidenti pritet të mbledhë

Burime nga Presidenca bëjnë me dije për A2 CNN se kreu i shtetit Bajram Begaj do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në lidhje me rastin e Vlora Hysenit. Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pritet të mbahet të hënën e ardhshme në orën 10:00.

Në mbledhje pritet të jenë të pranishëm drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme në vend, ndërsa mësohet se një ftesë ka shkuar edhe për kryedemokratin Sali Berisha. 

Një nga arsyet është edhe fakti që kryeministri Edi Rama ndodhet jashtë vendit dhe pritet të kthehet në Shqipëri më 26 shtator. 

Lëvizja e kreut të shtetit vjen në një kohë kur çështja e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ka nxitur debate mbi sigurinë kombëtare dhe kërkesa nga opozita për mbledhjen e këtij këshilli.

Ish-shefja e SHISH Vlora Hyseni u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama, pasi ndaj saj GJKKO ka caktuar masën e sigurisë "arrest shtëpie". Kujtojmë që Hyseni dyshohet për dy vepra penale, "nxjerrjen e sekretit shtetëror" dhe "përkrahje e autorëve të krimit". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos