Zbulohet portreti i Shpëtim Aliut i cili u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në Rusi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Aliu u shpall në kërkim nga SPAK në muajin qershor të këtij viti, pasi akuzohet sipas hetimeve se ka pasur një rol kyç në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Sipas dosjes hetimore të SPAK, Salvatore Aliu dyshohet se ka pastruar në Shqipëri të paktën 30 milionë euro, të siguruara nga aktivitetet kriminale.
Një rol të rëndësishëm në menaxhimin e parave dyshohet se ka pasur vëllai i tij, Isa Aliu, i cili rezulton të ketë në pronësi katër kompani, të përdorura, sipas hetimeve, për investime në pasuri të paluajtshme, vila, apartamente, troje dhe ndërtime, përfshirë struktura hoteliere në zona turistike.
Në qershor 2026, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj Aliut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas hetimeve, Salvatore Aliu përdorte platformën e komunikimit SKY dhe identifikohej me disa emra, mes tyre “Dala”, “Qero”, “Qerosi”, “Viktor” dhe “Albo Pelon”.
Në një komunikim të gushtit 2020 me vëllain e tij, Isa Aliu e informon se kishte në dispozicion 6 milionë euro. Dy javë më vonë, Salvatore Aliu e njofton se priste të merrte edhe 20 milionë euro të tjera.Në komunikimet e zbardhura nga hetuesit, ai dyshohet se i jepte të vëllait udhëzime se si të fshiheshin paratë deri në momentin e investimit të tyre. Ndër sugjerimet ishte edhe vendosja e parave në fuçi 50-litërshe dhe groposja e tyre.
Hetimi nisi në vitin 2020
Hetimi që çoi në identifikimin e Salvatore Aliut ka nisur në maj të vitit 2020, pas një referimi nga Policia. Sipas SPAK, ai dhe persona me lidhje familjare dyshohet se ishin përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Ekuadori drejt vendeve të Evropës. Sipas akuzës, në rrjetin ku dyshohet se bënin pjesë edhe shtetas të huaj, Aliu kishte një rol drejtues, duke mbikëqyrur hallka të ndryshme të aktivitetit kriminal, nga sigurimi i kokainës dhe financimi i ngarkesave deri te furnizimi i grupeve të tjera.
Hetimet e SPAK përfshijnë periudhën 2019-2021. Sipas të dhënave të bëra publike nga prokuroria, rrjeti dyshohet se ka tentuar të fusë në Evropë rreth 50 tonë kokainë, ndërsa janë dokumentuar pesë episode të trafikimit në sasi të mëdha, ku janë sekuestruar afro 9 tonë kokainë. Në dosjen hetimore përmenden edhe emra të tjerë të njohur të botës së krimit, ndërsa SPAK e lidh Aliun edhe me grupin e Jetmir Pepës.
Arrestimi i tij në Rusi pritet të pasohet nga procedurat ligjore për ekstradimin drejt Shqipërisë, ku ai do të përballet me akuzat e ngritura nga autoritetet shqiptare.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
24 Shtator17:30
SafeJournalists: Deklarata e Hysenit ndaj Klodiana Lalës ngre shqetësime për mbikëqyrjen e gazetarëve
Rrjeti SafeJournalists ka reaguar pas sulmit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni ndaj gazetares Klodiana Lala. Në një reagim zyr...
AKTUALITET
24 Shtator17:02
SKANDAL/ Po filmonte protestën, efektivi i rrëmben nga dora telefonin qytetares
Një situatë e tensionuar është shënuar ditën e sotme gjatë protestës së qytetarëve para Kuvendit.
Në nj&...
AKTUALITET
24 Shtator16:51
Sarandë/ Grabitet banesa në fshatin Shelegar, hajdutët shfrytëzuan largimin e familjes në një dasmë! Morën miliona lekë
Një grabitje ka ndodhur gjatë natës së të martës në fshatin Shelegar të Bashkisë Sarandë, ku një banes&eu...
AKTUALITET
24 Shtator16:44
Ish-shefja e SHISH në "arrest shtëpie", si e komenton ambasadori italian në Shqipëri?
Arresti në shtëpi i ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit, është një nga çështjet e nxehta të ditëve...
AKTUALITET
24 Shtator16:23
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca nga policia: Po raportonte nga protesta! Të lirohet menjëherë
AGSH ka dënuar shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë.
Asociacioni i Gazetarëv...
AKTUALITET
24 Shtator16:15
Zjarr në një pallat pranë shëtitores në Pogradec
Një zjarr ka përfshirë ambientet e përbashkëta të një pallati në qytetin e Pogradecit, në afërsi të sh&eu...
AKTUALITET
24 Shtator16:06
Sulmi ndaj Klodiana Lalës, Gjergj Erebara: Hyseni duhet të dënohet për mungesë fantazie në depistim
Gazetari Gjergj Erebara ka reaguar pas sulmit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni ndaj gazetares Klodiana Lala. Përmes një reagi...
AKTUALITET
24 Shtator15:52
Vlora Hyseni e akuzoi për takim me agjentë serbë, Lala: Përpjekje e dëshpëruar! Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal
Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar duke thënë se përbuz me neveri akuzat që ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni i bëri duke i thë...
AKTUALITET
24 Shtator15:48
Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni u la në masën “arrest shtëpie”/ Gjykata e Posaçme del me njoftim zyrtar
Gjykata e Posaçme ka dalë në një njoftim zyrtar, pasi ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni u la nën masën e sigurisë&ldquo...
AKTUALITET
24 Shtator15:29
KLGJ me tre anëtarë të rinj, ja kandidatët që do të garojnë në votimin e 25 shtatorit
Tre anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) pritet të zgjidhen më 25 shtator, pas procesit t&eum...