Krahas survejimin, përgjimit dhe përndjekjes së drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe dyshohet edhe të dy prokurorëve të çështjes së Gys Agasit (Bledar Maksuti dhe Altin Dumani), kryespiunia e Shqipërisë Vlora Hyseni, dyshohet se ka angazhuar një të besuarin e saj në SHISH me iniciale J. K., për të mbledhur materiale shantazhuese dhe kompromentuese për deputetë të caktuar, ministra, ish ministra, drejtorë dhe ish drejtorë.
Sipas burimeve, Vlora Hyseni, duke përdorur segmente të SHISH ka filmuar në fshehtësi politikanë, gjyqtarë dhe prokurorë me dashnore në hotele dhe apartamente Airbnb në Tiranë dhe vende të tjera, me qëllim shantazhimin e tyre. Materiale shantazhuese janë siguruar edhe për disa drejtoresha, ish drejtoresha dhe ish ministre. Në fokusin e kryeagjentes kanë qenë edhe gazetarë, gazetare dhe analiste kritike.
Paraditen sotme, teksa po hynte në GJKKO për konfirmimin e masës së sigurisë, kryetarja e shkarkuar e SHISH, Vlora Hyseni, e dëshpëruar, shantazhoi gazetaren Klodiana Lalën, duke i thënë se ishte takuar me agjentë serbë në dhomat e Hotel Rogner. Përmes këtij mesazhi të koduar, Hyseni la të kuptohet se ka përgjuar zonjën e Lala, edhe pse me shumë gjasa preyendimi mund të jetë një blof i dalë nga dëshpërimi dhe rënia në batakun e banalitetit.
Ndërkaq, në komunikimet me Gys Agasin, Vlora Hyseni paralajmëron se do hakmerret me ‘armiqtë’ që kanë goditur dhe mërzitur bandillin e saj, duke iu referuar kështu prokurorëve në SPAK, gjyqtarëve të çështjes së AKSHI-t, drejtuesve të policisë që monitoronin Agasin dhe një ish ministre të Ramës, e cila është identifikuar nga kryespiunia si armike, ndonëse ka shumë gjasa që ajo të mos ketë asnjë lidhje me këtë telenovelë intrigash dhe të jetë fokusuar tek hallet e saj me drejtësinë.
Videot e politikanëve me dashnore në intimitet po diskutohen këto ditë në rrethet e politikë dhe gazetarëve. Sot diskutimet, pretendimet dhe thashethemet dolën në publik. Deputeti Tedi Blushi, i njohur si Bilushi i Metës, pretendoi se ka materiale shantazhuese për kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, pretendim i cili u hodh poshtë, madje me ironi, nga Peleshi.
Këto momente nuk mumd t’i shpëtonin Sali Berishës, njeriu që është prirur të gjejë histori intriguese edhe kur nuk ka zë, edhe në shkretëtirë. Sipas Berishës, Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit, survejimit dhe filmimit. Po ashtu, Berisha alidoi se ministërja Erjona Ismaili ‘ka kaluar nga zyra e Gysit’. Pamjet filmike kanë treguar se nga ajo zyrë kanë kaluar disa ish drejtoresha, por dyshohet se kanë kaluar edhe disa zonja të PD-së, prokurorë dhe gjyqtarë.
Ky është momenti më i errët për sigurinë kombëtare që nga vitet 1996-1997, kur Sali Berisha përdorte SHIK-un me në krye Gazideden për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e kundërshtarëve politikë dhe gazetarëve. Ngjitja e krimit në krye të institucionit të sekreteve merr një tjetër dimension tronditës, pasi SHISH është kolona e sigurisë kombëtare dhe ka një perceptim sikur ishte në patronazhin e amerikanëve dhe izraelitëve.