Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Ina Aderi, ka rrëfyer përvojën e saj pas përfundimit të reality show-t, duke treguar se vëmendja e publikut dhe identifikimi i vazhdueshëm me programin janë bërë të bezdisshme për të.
E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, në një bisedë me moderatorin Stenaldo Mëhilli, Ina tha se dëshiron që njerëzit ta njohin përtej etiketës “Ina e Big Brother”.
“Unë nuk e dua më këtë përndjekjen, më bezdis shumë. Më bezdis që edhe kur shkoj diku, njerëzit kthejnë kokat dhe kanë atë komentin ‘Ina e Big Brother’, ‘Ina që ka qenë në Big Brother’. Unë jam Ina”, u shpreh ajo.
Gjatë intervistës, Stenaldo e pyeti nëse fakti që tashmë është personazh publik ka ndikuar edhe në mënyrën se si meshkujt i afrohen asaj.
Ina pranoi se ka marrë mesazhe dhe është ngacmuar nga meshkuj, madje edhe nga persona të njohur, por pa bërë publikë emrat e tyre.
“Sa të duash, personazhe. Prandaj them nuk më pëlqejnë, pasi nisen nga fakti se më kanë parë diku”, tha ish-banorja.
Ajo theksoi se për të është e rëndësishme që njerëzit të mos e shohin vetëm përmes eksperiencës së saj në “Big Brother”, por të përpiqen ta njohin si person.
“Një vajzë që merr pjesë në një reality, bëhet personazh publik dhe pastaj njerëzit ‘Ina e Big Brother’. Në fund të ditës nuk është se kam bërë ndonjë heroizëm të madh. Unë shkova aty, tregova veten time. Uroj të kem bërë më të mirën time dhe kaq. Unë dua që njerëzit të më njohin si Ina, atë që unë mbaj përbrenda. Mendoj se këtë e hasin dhe vajzat e tjera sepse e kam dëgjuar. Nëse do të më njohësh, eja më njih siç jam unë”, u shpreh ajo.
Sa i përket jetës sentimentale, Ina tha se nëse do të dashurohet, dëshiron që kjo të ndodhë larg vëmendjes së kamerave dhe ekspozimit publik.
“Edhe kur të dashurohem, do dashurohem larg kamerave”, përfundoi Ina Aderi.


