Kina i dhuron dy panda SHBA-së, tradita që daton nga viti 1972 pas vizitës historike të presidentit Nixon në Pekin

24/09/2026 17:48

Gjatë fjalës së tij në Shtëpinë e Bardhë, udhëheqësi kinez Xi Jinping e quajti pandën një “të dërguar të miqësisë” historike midis Kinës dhe SHBA-së dhe tha se dy prej tyre do të mbërrijnë në një kopsht zoologjik në Atlanta në ditët në vijim.

Kopshti Zoologjik i Atlantës njoftoi më parë këtë vit se pandat, të quajtura Ping Ping dhe Fu Shuang, do të vinin në qytet.

‘Diplomacia e pandave’ e Pekinit me Uashingtonin filloi në vitin 1972, pas vizitës historike të Presidentit Richard Nixon në Kinë. Qeveria e atëhershme e Mao Ce Dun i dha dy panda Shteteve të Bashkuara në një shenjë të ngrohjes së marrëdhënieve dypalëshe pas dekadash ngrirjeje të thellë diplomatike.

Marrëveshjet midis Kinës dhe kopshteve zoologjike të SHBA-së përcaktojnë se Pekini zotëron pandat dhe çdo pasardhës të tyre, dhe ato kërkojnë pagesë “për ruajtjen e pandave gjigante në Kinë”.

Top Channel