Live Updates /

Vlora Hyseni lihet në arrest shtëpie, GJKKO nuk publikon vendimin deri në fund të hetimeve. Javën e ardhshme pritet mbledhja e Këshillit të Sigurisë

*Vlora Hyseni u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme nën shoqërinë e disa efektivëve të policisë duke qenë se ndodhet nën arrest shtëpiak. Pavarësisht se shumë prisnin që më së paku ajo të ndihej në siklet nga detajet tronditëse të zbuluara, Hyseni bëri krejt të kundërtën dhe shantazhoi gazetaren Klodiana Lala e cila e pyeti për Ergys Agasin. *Bisedat e publikuara tregonin edhe njëherë kompromentimin e thellë të ish-shefes së SHISH e cila ishte vënë totalisht në shërbim të Agasit dhe njerëzve të tij. *Ashtu si dy të arrestuarit e tjerë, Embro Sulejmani dhe Fatjon Kalluçi, edhe Hyseni u la në arrest shtëpie. GJKKO në reagimin zyrtar ka konfirmuar masën ndaj Hysenit ndërsa shprehet se vendimi nuk do të publikohet deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Javën e ardhshme pritet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi arrestimin e ish-kreut të SHISH

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Vlora Hyseni u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme nën shoqërinë e disa efektivëve të policisë duke qenë se ndodhet nën arrest shtëpiak. Pavarësisht se shumë prisnin që më së paku ajo të ndihej në siklet nga detajet tronditëse të zbuluara, Hyseni bëri krejt të kundërtën dhe shantazhoi gazetaren Klodiana Lala e cila e pyeti për Ergys Agasin. *Bisedat e publikuara tregonin edhe njëherë kompromentimin e thellë të ish-shefes së SHISH e cila ishte vënë totalisht në shërbim të Agasit dhe njerëzve të tij. *Ashtu si dy të arrestuarit e tjerë, Embro Sulejmani dhe Fatjon Kalluçi, edhe Hyseni u la në arrest shtëpie. GJKKO në reagimin zyrtar ka konfirmuar masën ndaj Hysenit ndërsa shprehet se vendimi nuk do të publikohet deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Javën e ardhshme pritet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi arrestimin e ish-kreut të SHISH

8 Postime
3 MINUTA ME PARE

Arrestimi i ish-kreut të SHISH, mblidhet javën e ardhshme Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Vlora Hyseni lihet në arrest shtëpie, GJKKO nuk publikon vendimin deri

Javën e ardhshme pritet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar mbi çështjen e arrestimit të ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni.

Megjithatë nuk është përcaktuar një datë apo orë pasi duket se mungesa e kryeministrit Edi Rama është një nga arsyet.

Mësohet se Rama pritet të kthehet në Shqipëri më 26 shtator. 

Lëvizja e kreut të shtetit vjen në një kohë kur çështja e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ka nxitur debate mbi sigurinë kombëtare dhe kërkesa nga opozita për mbledhjen e këtij këshilli.

Ish-shefja e SHISH Vlora Hyseni u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama, pasi ndaj saj GJKKO ka caktuar masën e sigurisë "arrest shtëpie". Kujtojmë që Hyseni dyshohet për dy vepra penale, "nxjerrjen e sekretit shtetëror" dhe "përkrahje e autorëve të krimit./Versus.al

1 ORE ME PARE

GJKKO reagon zyrtarisht pas vendimit për ish-shefen e SHISH Vlora Hyseni. Ndalon publikimin deri në fund të hetimeve paraprake

Vlora Hyseni lihet në arrest shtëpie, GJKKO nuk publikon vendimin deri

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

Vendimi është marrë këtë të enjte, më 24 shtator, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për marrjen në pyetje të Hysenit, e cila është person nën hetim.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO-së, me vendimin nr. 69, datë 24.09.2026, gjyqtarja Flojera Davidhi vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata ka vendosur gjithashtu ndalimin e publikimit, tërësisht ose pjesërisht, të vendimit gjyqësor deri në përfundim të hetimeve paraprake, në bazë të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth dy orë e 20 minuta. Pas daljes nga GJKKO, Vlora Hyseni nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me përgjimet e SPAK.

Në njoftimin e saj, GJKKO bën me dije se kërkesa e Prokurorisë së Posaçme është paraqitur më 23 shtator 2026 dhe lidhet me marrjen në pyetje të Vlorës Hyseni, ndaj së cilës ishte caktuar më herët masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”.

Hetimet për çështjen vijojnë, ndërsa gjykata ka kufizuar publikimin e vendimit deri në përfundimin e fazës së hetimeve paraprake.

Vlora Hyseni lihet në arrest shtëpie, GJKKO nuk publikon vendimin deri

3 ORE ME PARE

Hyseni lihet nën arrest shtëpie, del nga GJKKO pas 2 orësh dhe “kyç gojën” para gazetarëve

Vlora Hyseni lihet në arrest shtëpie, GJKKO nuk publikon vendimin deri

Ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni është lënë nën masën e sigurisë “arrest me burg” në seancën e sotme të GJKKO e cila zgjati për rreth 2 orë.

Teksa doli nga GJKKO, gazetarët u përpoqën të merrnin përgjigjie nga ana e Hysenit, por kjo e fundit zgjodhi të heshtë.

Ndaj saj rëndojnë dyshimet për ndihmë ndaj Ergys Agasit dhe nxjerrjen e sekreteve shtetërore. Në hyrje të GJKKO ajo tentoi të shantazhonte gazetaren Klodiana Lala pasi kjo e fundit e pyeti për Agasin. Versus.al

 

4 ORE ME PARE

Shantazhi nga ish-shefja e SHISH, gazetarja: Do japë llogari! AGSH: Hyseni të tërhiqet menjëherë

Vlora Hyseni lihet në arrest shtëpie, GJKKO nuk publikon vendimin deri

Pas skandalit të ndodhur në hyrje të GJKKO ku ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni tentoi të shantazhonte gazetaren Klodiana Lala, kjo e fundit ka deklaruar se Hyseni do jepte llogari për akuzën e rëndë kundrejt saj.

Për ngjarjen ka reaguar edhe AGSH duke dënuar ashpër shantazhin drejt gazetares dhe duke i kërkuar Hysenit të tërheqë menjëherë deklaratën si dhe i bën thirrje SPAK ta hetojë me seriozitet këtë episod shantazhi ndaj Lalës.

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon me termat më të ashpër shantazhin dhe sulmet e të dyshuarës së SPAK, ish-shefes së SHISH Vlora Hyseni ndaj gazetares Klodiana Lala.

Çdo i dyshuar i drejtësisë duhet të janë llogari vetëm përpara drejtësisë ndërsa shantazhet ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohen.

AGSH i bën thirrje Zonjës Hyseni  që të tërheqë menjëherë deklaratat e saj ndërsa e nxisim Strukturën e Posaçme që të shikojë me seriozitet këtë episod shantazhi nga ana e saj ndaj një gazetareje.”, shkruan AGSH.

Teksa Lala e pyeste për skandalin me Ergys Agasin, Hyseni iu përgjigj me akuzë duke e pyetur për takime të pretenduar me agjentë serbë. Versus.al

5 ORE ME PARE

Vlora se ka problem te flasë!

Vlora Hyseni lihet në arrest shtëpie, GJKKO nuk publikon vendimin deri

Kush na e bëri ‘peshqesh’ Vlora Hysenin? Kush mendoi se Shqipëria kishte nevojë pikërisht për një drejtuese të tillë në krye të shërbimit që supozohet të ruajë informacionet më deilkate të shtetit? Jo më larg se dy ditë më parë, Hyseni ishte koka e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe jo një vajzë apo nënpunëse e thjeshtë e cila për dashuri vrau karrierën e saj dhe rrezikon burgun.

Sado të përpiqemi ta romantizojmë, përzgjedhja e saj duhej të kishte kaluar filtrat më të rreptë pasi nuk bëhet fjalë vetëm për jetën e Vlorës, por të miliona qytetarëve shqiptarë.

Pyetjet rreth emërimit të saj janë të shumta dhe zbulimet janë për të vënë duart në kokë sidomos kur shohim përballjen e parë të Hysenit me gazetarët pas skandalit të SHISH. Në vend që të bënte sadopak transparencë për akuzat e rënda, Hyseni i shfrytëzoi ato pak sekonda teksa hynte në GJKKO që të tentonte ta kthente gazetaren Klodiana Lala në të akuzuar.

Mesa duket Hyseni nuk e ka problem të flasë dhe të japë informacione të ndjeshme të cilat supozohet të ishin të ruajtura më së miri nga SHISH. Kur pyetet për nxjerrjen e informacioneve shtetërore tek grupet kriminale, ajo zgjedh të flasë për gazetaren duke e akuyzuar për takime të pretenduara me “agjentë serbë”, alibi që e shohim shpeshë mes zyrtarëve shqiptarë sa herë që e ndjejnë veten në rrezik.

Një akuzë e tillë e Hysenit nuk është batutë. Përmendja e një pretendimi të tillë nga ana e personit që supozohet të ruajë të dhënat e çdo shqiptari përbën një alarm më vete. Në vend që të ndihej sadopak e turpëruar për skandalin ku e përfshiu institucionin, Hyseni vijon të flasë duke bërë publike informacione që supozohej t’i ruante edhe në rast se do të ishin të vërteta të merreshin masa.

Vlora se ka problem te flasë, as me të shpallurit në kërkim e grupet informale duke iu dorëzuar informacione, e as në derë të gjykatës si e pamdehur ku nuk zgjodhi të kërkojë falje por të heshtë një gazetare me ose pa të vërtetat e saj. Por helmin e lëshoi, sërish. Antidotin ende se kemi zhvilluar. Versus.al

5 ORE ME PARE

E pyeti për Agasin, Vlora Hyseni kërcënon gazetaren: Si kalon ti takimin me agjentët serbë?

Vlora Hyseni lihet në arrest shtëpie, GJKKO nuk publikon vendimin deri

Drejtoresha e arrestuar, Vlora Hyseni e cila u paraqit sot në GJKKO për masën e sigurisë lidhur me skandalin ku dyshohet se vendosi SHISH-in në shërbim të Ergys Agasit, ka bërë një kërcënim të paprecedentë për gazetaren Klodiana Lala teksa kjo e fundit po i drejtonte pyetje.

“Si i shpërndan ti materiale të klasifikuara Ergys Agasit”- e pyeti gazetarja.

Ndërsa Hyseni nuk ngurroi të përgjigjej në sekondë pa u vënë aspak në siklet në skandalin: Klodi si kalon ti takimin me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?

Më pas Hyseni vijoi të hynte drejt sallës së GJKKO pa iu përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve. Versus.al

6 ORE ME PARE

Vuri SHISH-in në shërbim të Ergys Agasit, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO e shoqëruar nga policia

Vlora Hyseni lihet në arrest shtëpie, GJKKO nuk publikon vendimin deri

Ish-shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni mbërriti sot në GJKKO për masën e sigurisë “arrest shtëpie” që iu caktua me kërkesë të SPAK.

Ajo u shfaq e shoqëruar nga disa efektivë policie, ndërsa nuk foli para mediave teksa u drejtua për në seancën e GJKKO.

Hyseni dyshohet se ka vendosur institucionin që drejtonte në shërbim të biznesmenit të arrestuar për skandalin e AKSHI-t, Ergys Agasi duke e ndihmuar këtë të fundit me informacione sekrete dhe duke i vënë në dispozicion edhe automjet për të lëvizur.

Gjatë gjithë kohës që SPAK e kërkonte Agasin, Hyseni në fakt bashkëpunonte me të duke i dhënë edhe informacione që ndihmonin grupet kriminale për t’i shpëtuar nga aksionet e policisë. Versus.al

9 ORE ME PARE

“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i fik për ty”, Hyseni informonte Agasin për aksionet ndaj grupeve kriminale

Vlora Hyseni lihet në arrest shtëpie, GJKKO nuk publikon vendimin deri

Skandali që ka tronditur shtetin duke vënë në dyshim sigurinë kombëtare, sa vjen e thellohet me publikimin e komunikimeve të reja mes shefes së SHISH dhe biznesmenit të arrestuar Ergys Agasi.

Vlora Hyseni i sugjeronte Agasit që të mos përdorte numrin me të cilin po përgjohej, ndërsa bizesmeni pasi e pyeste për ndonjë operacion policie ndaj grupeve kriminale me të cilat kishte kontakte, shefja e SHISH i përgjigjej që të flinte rehat.

Hyseni: Shpirt mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!

Agasi: Shpirt a ka naj rrezik për djemtë e mi sonte?

Hyseni: Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty!

Mesazhet e publikuara kanë tronditur të gjithë opinionin publik për faktin sesi shefja e institucionit më të lartë të sigurisë bënte totalisht të kundërtën e detyrës së saj duke shpëtuar biznesmenin e shpallur në kërkim dhe grupet kriminale të lidhura me të. Versus.al

Poll