GJKKO la në “arrest shtëpie” Vlora Hysenin, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar

24 Shtator 2026 | 18:11

Presidenti Bajram Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Mbledhja pritet të zhvillohet javën e ardhshme dhe vjen pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

GJKKO caktoi këtë të enjte masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra për drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Hyseni u paraqit sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pas përfundimit të seancës, Hyseni u largua nga godina e gjykatës pa bërë asnjë deklaratë për mediat.

Ajo është nën hetim në kuadër të procedimit të SPAK, ku dyshohet për veprat penale të “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”.

Çështja lidhet me hetimet që kanë nisur nga dosja ndaj biznesmenit Ergys Agasi, ndërsa ndaj Hysenit më herët ishte vendosur edhe pezullimi nga detyra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra ka plot dashuri”, humori rikthehet në skenën e teatrit “Migjeni”

Humori rikthehet në skenën e Teatrit “Migjeni” dhe këtë herë vjen me “Shkodra ka plot dashuri”. Premiera u shoqërua me një sallë të mbushur plot...
17:17 | 24/09/2026

Kujdes nga stresi kronik, psikologia: Mos neglizhoni shenjat e para

Stresi është një nga fenomenet që po përhapet me shpejtësi në popullatën shqiptare. Psikologët janë të mendimit se problematikat e jetës së përditshme janë ato...
17:06 | 24/09/2026

Infermieria dhe TIK, degët më të kërkuara në universitetin e Elbasanit

Regjistrimet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” vijojnë me interes të lartë për disa prej programeve të studimit. Infermieria e Përgjithshme, Edukimi Fizik dhe Sportet, Teknologjitë e...
17:01 | 24/09/2026