Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vlora Hyseni nën akuzë, Edi Rama në Amerikë, Presidenti Begaj thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Shkruar nga Newsbomb
Vlora Hyseni nën akuzë, Edi Rama në Amerikë, Presidenti
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka vendosur të thërrasë javën e ardhshme Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në një seancë të jashtëzakonshme që e diktojnë rrethanat e krijuara prej datës 22 Shtator, kur SPAK njoftoi akuzat ndaj ish-kryespiunes së Shqipërisë.

Këshilli përbëhet nga 14 anëtarë, ku përfshihen Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, ministrat kryesorë (si ai i Mbrojtjes dhe i Brendshëm), si dhe drejtues të tjerë të lartë të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes në vend, ndërsa kryetar është Presidenti.

Në kushtet kur Vlora Hyseni është tashmë ish-drejtuese e Shërbimit Informativ Kombëtar, një nga institucionet kyçe për sigurinë dhe kundërzbulimin, Presidenti Begaj është detyruar të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Nga Zyra e Kreut të Shtetit bëhet me dije se mbledhja është caktuar javën e ardhshme, për shkak se kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merrë pjesë në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Konkretisht, për Vlora Hysenin janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.

Nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal bëjnë fjalë për Përkrahje të autorit të krimit, në këtë rast Ergys Agasi, në mënyrë që ai t'i shpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit, si dhe Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete, dhënia e informacioneve të konsideruara sekret ndaj personave të tretë, sërish në këtë rast Ergys Agasi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese