“Lashë në mes përkthimin e librit të ish-shefit të kundërzbulimit të STAS-it”, rrëfimi i Auron Tares: Historia e spiunazhit në Tiranë ia kalon edhe Luftës së Ftohtë 

24/09/2026 18:51

Në një reagim me nota ironie, studiuesi Auron Tare ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit, duke i lidhur ato me historinë e spiunazhit dhe metodave të përdorura gjatë Luftës së Ftohtë.

Tare tregon se prej muajsh po përkthente në shqip kujtimet e Markus Wolfit, ish-shefit të kundërzbulimit të STAS-it, por thotë se ka vendosur ta ndërpresë projektin pas ngjarjeve të fundit.

Me ironi, ai e quan “Akademia e Tiranës” kapitullin e ri që, sipas tij, po i shtohet historisë së spiunazhit, duke e krahasuar realitetin shqiptar me “akademinë” e famshme të Wolfit.

Reagimi i plotë:

“Akademia e Tiranës”

Prej disa muajsh jam marrë me përkthimin në shqip të kujtimeve të Markus Wolfit, ish-shefit të famshëm të kundërzbulimit të STAS-it. Ëolf është cilësuar nga shumë prej shërbimeve inteligjente perëndimore si një nga profesionistët më të mëdhenj të spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë.

Ëolf njihet, ndër të tjera, edhe për ngritjen e një lloj “Akademie” për zbuluesit e tij. Aty, krahas teknikave klasike të spiunazhit, mësohej edhe një art shumë më delikat, arti i joshjes.

Objektivat ishin gra të pamartuara, “lënesha” që punonin në institucione të rëndësishme dhe sensitive, ku mund të sigurohej informacion i klasifikuar. Pas trajnimit, agjentët e rinj dërgoheshin në mënyrë të fshehtë në Gjermaninë Perëndimore, ku kërkonin objektiva të përcaktuara me kujdes, gra të vetmuara, zakonisht në moshë të mesme, të izoluara nga natyra e punës së tyre dhe me një jetë shoqërore jo veçanërisht aktive.

Wolf e shndërroi këtë teknikë në një instrument të sofistikuar të zbulimit. Përmes saj u ndërtua një rrjet i gjerë informatorësh dhe agjentësh në institucionet e Gjermanisë Perëndimore, në strukturat e NATO-s dhe madje edhe në vetë shërbimin sekret gjermanoperëndimor.

Deri në kete kapitull  kishte mbërritur përkthimi im i librit “Njeriu pa fytyrë, Kujtimet e një zbuluesi”

Por, pas ngjarjeve të ditëve të fundit, vendosa ta lë projektin përgjysmë.

“E kujt i hyn më në punë sot akademia e Markus Ëolfit?” – thashë me vete.

Dhe, në të vërtetë, përse të merresh me Luftën e Ftohtë, me STAS-in, me agjentët, me teknikat e joshjes, me infiltrimin e NATO-s dhe me historinë e shërbimeve sekrete te Stasit, kur në Tiranë duket se kemi material të mjaftueshëm për një kapitull krejt të ri te nje novele me Titull  “Akademia e Tiranës”

Dhe, po të vazhdojë kështu kjo histori spiunazhi, besoj se nuk do të kalojë shumë kohë përpara se ajo të hyjë në analet e historisë së shërbimeve sekrete evropiane si ceshtje me interes per tu studiuar.

Më vjen keq vetëm për kohën e harxhuar me përkthimin e Ëolfit. Një libër i jashtëzakonshëm, një histori e jashtëzakonshme spiunazhi, që me siguri do të mbetet i paprekur në raftin e Bibliotekes time.

Jo sepse nuk ia vlen të lexohet.

Por sepse, pas gjithë kësaj historie me spiunazhin me qendër në Tiranë, duket se realiteti yne  ka vendosur t’ia kalojë edhe Markus Ëolfit dhe Akademise se tij te famshme.

Top Channel