LIVE UPDATES
Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 117-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. • E para që mori fjalën ishte aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila komentoi zhvillimet e fundi të cilat lidhen me arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. • Duke folur para protestuesve, ajo u shpreh se Hyseni në vend që t’i jepte informacione policisë për të arrestuar Ergys Agasin, i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë. • Ajo theksoi se ndërkohë që në vend ndodhin këto zhvillime, protestuesit vijojnë të arrestohen dhunshëm nga policia. • Aktivisti Arben Kola u bëri thirrje shqiptarëve në SHBA, që ta presin kryeministrin Rama me vezë para OKB-së. • Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Kola tha se kryeministri ka kthyer institucionet në bordello. • Ai foli edhe për skandalin e fundit në SHISH, ndëra ngriti shqetësimin se të dhënat e qytetarëve shqiptarë janë shitur. • Aktivisti Sazan Guri ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. • Duke folur para qytetarëve ai tha se profesorët dhe studentët duhet të bashkohen në këtë lëvizje. • Më tej, Guri theksoi se ndaj popullit shqiptar po bëhet krim, ndaj duhet një pjesëmarrje më e gjerë. • Një prej aktivisteve të arrestuar gjatë tensioneve të paradites para Kuvendit, foli në protestën e 117-të. • Ajo u shpreh se në Komisariat i tha policëve se në këtë vend duhet të jesh me Ergys Asgasin për të ecur përpara. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto ishin disa nga thirrjet e tyre.
12 artikuj për këtë temë.