Në kulmin e krizës, qeveria vendos tarifë të re për naftën/ Efekti deri në 42 mln euro/vit
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera në vit barra fiskale nga vendosja...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera në vit barra fiskale nga vendosja...
Një ngjarje e rëndë e ndodhur më 16 shtator në Sarandë, e cila nuk ishte bërë publike më herët, ka përfun...
AGSH ka dënuar shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë. Asociacioni i Gazetarëv...
Një lëvizje e bujshme mund të konkretizohet në Serie A. David Alaba, ish-mbrojtësi i Real Madridit, është pranë transf...
Në një intervistë në “Minuta e Parë” në News24 Luçiano Boçi është shprehur kritik ndaj kryem...
Tony Blair ka bërë thirrje që Britania të angazhohet për t'u rikthyer në Bashkimin Evropian brenda dekadës së ardhshme...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur jashtë ambienteve të Kuvendit ka reaguar për sulmin e ish-shefes së Shë...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 106 vota pro projektligjin që lidhet me pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republik&eum...
Më 24 shtator 2023, në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës, ndodhi përplasja më e rënd&eu...
Një person është paraqitur i plagosur me armë zjarri në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Mësohet se b&eum...
Policia greke ka zbardhur një atentat të mbetur në tentativë, i ndodhur në janar të vitit 2025 në Selanik, ku shënjestër ishte 32-vjeçari shqiptar Danjel Dushku. Për ngjarjen janë arrestuar tre shtetas shqiptarë, të dyshuar si autorë të sulmit: Robert Elezaj, 33 vjeç, Sergo Elezaj, 31 vjeç dhe Rueldi Dragjoshi, 26 vjeç. Arrestimet u kryen në orët e mëngjesit të së mërkurës, gjatë një operacioni të koordinuar të policisë greke, në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara ndaj tyre.
Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 8 janarit dhe në orët e para të 9 janarit 2025, në një zonë të Selanikut. Tre të dyshuarit dyshohet se iu afruan 32-vjeçarit dhe hapën zjarr në drejtim të tij.
Sipas policisë greke, Robert Elezaj ka qëlluar me pistoletë ndaj Dushkut, por nuk ka arritur ta godasë. Nga të shtënat mbeti i plagosur një person tjetër që ndodhej pranë tij, ndërsa u dëmtua edhe një dyqan në zonë.Edhe Rueldi Dragjoshi dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të Dushkut, pa e goditur atë. Ndërkohë, Sergo Elezaj dyshohet se i ka drejtuar armën 32-vjeçarit dhe se ka ndihmuar në organizimin dhe realizimin e sulmit. Hetuesit thonë se Sergo Elezaj kishte marrë me qira automjetin me të cilin tre të dyshuarit shkuan në vendngjarje. Ai qëndroi me ta gjatë përplasjes dhe më pas u largua së bashku me dy të dyshuarit e tjerë.
Nga ana tjetër, sipas autoriteteve greke, edhe Danjel Dushku ka përdorur armë zjarri gjatë përplasjes. Ai dyshohet se ka qëlluar në drejtim të tre personave, pa i plagosur. Plumbat kanë dëmtuar automjetin me të cilin ata kishin mbërritur në vendngjarje, si dhe një tjetër automjet të parkuar.
Tentoi të arratisej nga policia
Gjatë operacionit për arrestimin e tre shqiptarëve, Sergo Elezaj ka tentuar t'u largohej efektivëve. Sipas policisë, ai doli në ballkonin e banesës, kaloi në çatinë e një shtëpie ngjitur dhe qëndroi aty deri sa u lokalizua dhe u arrestua.Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë me karikator, shtatë fishekë dhe dy karta identiteti të falsifikuara. Autoritetet greke konstatuan gjithashtu se 31-vjeçari nuk dispononte dokumentacionin e kërkuar ligjor dhe rezultonte person në kërkim, pasi ndaj tij kishte një dënim të pazbatuar për armëmbajtje pa leje.
Edhe Robert Elezaj rezultonte person në kërkim. Sipas policisë greke, ndaj 33-vjeçarit kishte një dënim në pritje për lehtësimin e transportit të shtetasve të vendeve të treta që nuk plotësonin kushtet për të hyrë në Greqi. Edhe ai nuk dispononte dokumentet e kërkuara ligjore.Ndërkohë, 26-vjeçari Rueldi Dragjoshi rezulton i dënuar më parë në Francë. Sipas autoriteteve greke, në vitin 2021 ai ishte dënuar me 15 muaj burgim për trafikim heroine dhe kokaine.
Të tre të arrestuarit tashmë do të përballen me procedurat gjyqësore në Greqi, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të atentatit.
Një sasi açugesh të eksportuara nga Shqipëria në Itali dhe që tregtoheshin për konsumatorët e shtetit fqonj kanë...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 117-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qyt...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera në vit barra fiskale nga vendosja...
Kur familjarët panë se ai nuk po kthehej, njoftuan policinë. Dhe pikërisht në kantierin ku ai punonte, në rrugën Goito, n&eum...
Tre anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor pritet të zgjidhen ditën e nesërme, më 25 shtator...
Një ngjarje e rëndë e ndodhur më 16 shtator në Sarandë, e cila nuk ishte bërë publike më herët, ka përfun...
Burime nga Presidenca bëjnë me dije se Presidenti i Republikës do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në lid...
Zbulohet portreti i Shpëtim Aliut i cili u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në Rusi me qëllim ekstradimin drejt Shqipëris...
Rrjeti SafeJournalists ka reaguar pas sulmit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni ndaj gazetares Klodiana Lala. Në një reagim zyr...
Një situatë e tensionuar është shënuar ditën e sotme gjatë protestës së qytetarëve para Kuvendit. Në nj&...