BOTA /

VIDEO/ “Kur do të shkoni në Moskë?”/ Zelensky u përgjigjet gazetarëve rusë: Me një raketë!

Gjatë një takimi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të mërkurën, presidenti ukrainas u pyet se kur kishte ndërmend të vizitonte Moskën.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Kur do të shkoni në Moskë?”/ Zelensky u

Një përgjigje e Volodymyr Zelenskyt ndaj disa gazetarëve rusë në Nju Jork ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Gjatë një takimi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të mërkurën, presidenti ukrainas u pyet se kur kishte ndërmend të vizitonte Moskën.

Zelensky iu përgjigj shkurt: “Me një raketë” Videoja e momentit u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Deklarata vjen në një kohë kur çështja e një takimi të drejtpërdrejtë mes Zelenskyt dhe presidentit rus Vladimir Putin vijon të jetë pjesë e diskutimeve për përfundimin e luftës.

Zelensky ka deklaruar më herët se një takim në Moskë është i pamundur, ndërsa ka ftuar publikisht Putinin të takohet në Kiev./Versus.al

 

Poll