Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar situatën politike në vend dhe qëndrimin e mazhorancës ndaj zhvillimeve të fundit.
Neza u shpreh se, pavarësisht situatës së krijuar, mazhoranca nuk po reagon, ndërsa theksoi se Partia Socialiste, e cila ka shumicën në Kuvend, duhet të mbajë një qëndrim përballë asaj që po ndodh.
‘Problemi është kështu që, pavarësisht situatës, ne kemi një situatë ku pala tjetër nuk reagon’, tha Neza. Sipas tij, edhe nëse përballë nuk është qeveria, por krimi i organizuar, në vend ekziston një mazhorancë e prodhuar nga një parti politike, e cila duhet të reagojë.
Gazetari foli edhe për zhvillimet brenda Partisë Socialiste, duke thënë se ‘lufta e brendshme’ mund të rrezikojë Edi Ramën. Ai përmendi edhe qëndrimin e Elisa Spiropalit gjatë një debati me Edi Ramën, duke argumentuar se zëra të tillë duhet të rikthehen brenda mazhorancës.
‘Problemi është kështu që pavarësisht situatës, domethënë ne kemi një situatë ku pala tjetër nuk reagon.
Po flas në kuadrin e reagimit domethënë, se ajo është pjesë... po okej, dakord, atë ju e thatë më përpara që s'kemi përballë qeverinë po kemi përballë krimin e organizuar. Megjithatë atje ka një mazhorancë formalisht.
Ka një mazhorancë e cila është e prodhuar nga një parti politike. Dhe kjo parti politike duhet në qoftë se dhe në një masë të vogël, duhet të reagojë në lidhje me çfarë po ndodh. Kjo është... duhet të reagojë. Është një gjë shumë... është kjo është gjëja më e rëndë domethënë. Sepse brenda pjesës së mazhorancës, ajo mazhorancë i ka 83 vota në parlament, që ka bllokuar çdo mekanizëm parlamentar për të zgjidhur krizën.
Gjithsesi, lufta e brendshme e rrezikon Edi Ramën. Po dua të them se duhet të ketë një komponente parimore brenda kësaj partie. Është një parti e cila ka 14 vite që qeveris vendin. Një komponente parimore sado e vogël duhet të ishte, në mënyrë që të ngrinte zërin. Ne në media kemi potencuar qëndrimin e Elisa Spiropalit përgjatë një debati që kishte me Edi Ramën.
Unë nuk kam parë ndonjë politikane që është e suportuar aq shumë nga media në raport me brenda mazhorancës. Ajo ka ngelur aty, nuk thotë asnjë fjalë. Unë dua të them që zëra të tillë duhet të rikthehen, përndryshe Partia Socialiste do marri fund. Domethënë është një parti e cila nuk frymëzon...
Të paktën te pala e tyre nuk ekziston më asgjë e cila mund të na ngjallë sado pak frymëzim ose sado pak besim se mund të ndryshojë diçka atje. Sepse atje nuk luftohet për parime pra. Nuk ndryshon më, dhe ajo fushë është e mbyllur tani domethënë’, tha Sami Neza në SYRI TV.
© SYRI.net