Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve

24 Shtator 2026, 19:35Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren

Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion për pastrimin dhe larjen e rrugëve në kryeqytet, me synim përmirësimin e higjienës dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Në terren është angazhuar flota e autoboteve, të cilat po kryejnë spërkatjen dhe larjen me ujë të akseve rrugore në zona të ndryshme të Tiranës.

Ndërhyrja përfshin pastrimin e sipërfaqeve të rrugëve nga pluhuri dhe papastërtitë, ndërsa puna do të vijojë edhe në akse të tjera të qytetit.

Bashkia e Tiranës synon që përmes këtyre ndërhyrjeve të garantojë rrugë më të pastra dhe një mjedis më të mirë për qytetarët.

Lini një Përgjigje