
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Jonufrës, në Vlorë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Volkswagen Golf” dhe një “Benz”. Sipas informacioneve paraprake, “Volkswagen Golf” po udhëtonte nga Orikumi në drejtim të Vlorës, ndërsa “Benz”-i lëvizte në kahun e kundërt, drejt Orikumit.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i njërit prej automjeteve dhe një pasagjere.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Vlorës, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit./Versus.al

