Një ngjarje rrugore ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së enjtes në zonën e Jonufërit, në Vlorë.
Të dhënat paraprake tregojnë se në aksin Vlorë-Orikum janë përplasur dy automjete. Njëri prej tyre, një “Volkswagen Golf”, po udhëtonte nga Orikumi drejt Vlorës, ndërsa tjetri, një “Benz”, lëvizte në sensin e kundërt, nga Vlora për në Orikum.
Të lidhura
None found
Si pasojë e goditjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjerja e një prej mjeteve. Ata janë transportuar menjëherë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
