Analisti Albatros Rexhaj, i ftuar në ABC News, u ndal te çështja e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, e cila u la në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme, ndërsa akuzohet për dy vepra penale, atë të nxjerrjes së të dhënave sekrete si dhe përkrahje të autorit të krimit.
Ai theksoi se kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitet të lartë, sepse nuk flitet për një çështje pa rëndësi, por për shërbimin sekret shqiptar.
“Mbrojtja e institucioneve është mbi çdo interes. Kjo duhet trajtuar me seriozitet, sepse ne jemi duke folur për SHISH dhe nuk jemi duke folur për kooperativën e një fshati. SHISH është një nga hallkat kryesore të shtetit”, tha ai.
Analisti tha se shefat e shërbimit mund të akuzohet për aktet të tradhtisë, ndërsa akuzat e SPAK për Vlora Hysenin i cilësoi të pakuptimta.
“Prokuroria ka ardhur te disa prova në arsyetimin e tyre, të cilat e inkriminojnë drejtuesen e SHISH. Akuzat e SPAK ndaj Hysenit, janë të pakuptimta. Nëse i ka dhënë sekretet shtetërore, ajo duhet të akuzohet për veprat e tradhtisë”, tha ai.
Sipas Rexhajt, nga kjo situatë përfitojnë më shumë armiqtë e Shqipërisë. Ai u shpreh se edhe SPAK duhet të ishte më i kujdesshëm në lidhje me momentin e nxjerrjes së masës së sigurisë, pasi Hyseni ndodhej në Baku, në një takim me përfaqësues të shërbimeve nga 80 vende të tjera. Një veprim i tillë tha ai i ka shkaktuar dëm të madh shtetit
“Përfitojnë armiqtë e Shqipërisë përfitojmë më së shumti. Në radhë të dytë përfitojnë spekulantët. Shteti ka pësuar një dëm shumë të madh, sepse zonja ka qenë në një takim me përfaqësues nga 80 vende të botës. Ky është sulm ndaj stabilitetit të Shqipërisë.”, tha ai.
Lini një Përgjigje