LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtetasi i Kosovës e pranon fajësinë për vjedhjen e identitetit të amerikanëve

Kutleshi e pranoi fajësinë në Gjykatën e Qarkut Perëndimor të Pensilvanisë për vjedhje të rëndë të identitetit dhe komplot për pastrim parash.

24 Shtator 2026, 19:53 Nga G.M
Shtetasi i Kosovës e pranon fajësinë për vjedhjen e
Logoja e Departamentit amerikan të Drejtësisë. Fotografi nga arkivi.

Shtetasi i Kosovës, Ardit Kutleshi, 28-vjeçar, ka pranuar fajësinë lidhur me krijimin dhe operimin e një ueb-faqeje dhe treg të paligjshëm ku kriminelët kibernetikë mund të blinin, shisnin apo këmbenin informacione të vjedhura personale dhe të kishin qasje në pajisje dhe mjete të tjera për të kryer veprimtaritë e paligjshme kibernetike dhe mashtrim, njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Kutleshi e pranoi fajësinë në Gjykatën e Qarkut Perëndimor të Pensilvanisë për vjedhje të rëndë të identitetit dhe komplot për pastrim parash. Ai pritet të dënohet më 9 shkurt 2027 dhe përballet me një dënim minimal të detyrueshëm prej dy vjetësh burgim për akuzën e vjedhjes së rëndë të identitetit dhe një dënim maksimal prej 20 vjetësh burgim për akuzën e komplotit për pastrim parash. Një gjykatës federal i këtij qarku pritet ta përcaktojë dënimin ndaj tij, duke marrë për bazë ligjet amerikane për këtë çështje.

Ueb-faqja e krijuar, sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, quhej Rydox. Domenin e kësaj ueb-faqeje SHBA-ja e ka konfiskuar në dhjetor të vitit 2024.

“Pranimi i fajësisë nga Ardit Kutleshi për operimin e Rydox-it vë në pah skemën e sofistikuar për përfitim nga identitetet e vjedhura dhe mjetet kibernetike”, tha ndihmësprokurori i Përgjithshëm, A. Tysen Duva nga Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë.

Sipas ndihmësprokurorit, pranimi i fajësisë nga Kutleshi dërgon mesazh të fuqishëm te të gjithë “kriminelët kibernetikë se Departamenti i Drejtësisë do t’i identifikojë, arrestojë dhe ndjek penalisht ata pavarësisht se në cilën pjesë të botës gjenden, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, ekspertizës teknike dhe teknologjisë së avancuar për zbatimin e ligjit”.

Ardit Kutleshi, së bashku me vëllain e tij, Jetmirin, me kërkesën e SHBA-së ishin arrestuar nga autoritetet e Kosovës në dhjetor të vitit 2024 dhe ishin ekstraduar në prill të vitit 2025 në SHBA.

Jetmir, që po ashtu ka pranuar fajësinë dhe është dënuar në dhjetor të vitit 2025 para se “të dëbohej mbrapsht në Kosovë” dhe Ardit Kutleshi, sipas Departamentit të Drejtësisë kishin operuar faqen Rydox për përfitime personale, duke arkëtuar “qindra mijëra dollarë nga tregu ku kriminelët kibernetikë mund të blinin informacione dhe mjete për të kryer krimet e tyre online”, tha Prokurori amerikan, Tory Rivetti nga Qarku Perëndimor i Pensilvanisë.

Këto krime kibernetike, sipas tij, nuk kanë shkaktuar vetëm humbje financiare, por edhe trauma psikologjike për viktimat që kanë humbur edhe para, por edhe “besimin në institucionet dhe infrastrukturën e tregjeve online”.

“Rydox u shiti kriminelëve mjete dhe të dhëna të ndjeshme, përfshirë identitete të vjedhur dhe fjalëkalime të mijëra personave”, theksoi ndihmësdrejtori i divizionit kibernetik të Byrosë Federale të Hetimit (FBI), Brett Leatherman.

Ai shtoi se FBI-ja dhe partnerët e huaj e kanë mbyllur këtë treg të paligjshëm online të krijuar nga Kutleshi. Sipas dokumenteve gjyqësore, që prej të paktën vitit 2016, Rydox kishte kryer mbi 7.600 transaksione që përfshinin të dhëna personale identifikuese (PII) të vjedhura, pajisje të vjedhura për qasje, mjete identifikimi, si dhe mjete dhe shërbime për krime kibernetike, duke gjeneruar të paktën 232.000 dollarë të ardhura.

Këto transaksione, sipas dokumenteve të drejtësisë amerikane, përfshinin shitjen e të dhënave personale të vjedhura personale nga viktima që gjendeshin në SHBA. Ky rast është hetuar nga FBI-ja në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, Policinë e Kosovës, Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit të Shqipërisë (SPAK) dhe me Policinë dhe Zyrën e Prokurorit të Malajzisë./REL

kosova rel

Sondazh

Poll

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie

Masa e arrestit ndaj kreut të SHISH, deputeti i PD: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit

Zjarri në fshatin Akërni/ Digjet stani, situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës

Masa e arrestit për kreun e SHISH/ Bylykbashi te “Ligjet”: Shtet është i krimbur nga koka te këmbët

Zjarri në Gjirin e Lalzit, nis ndërhyrja nga ajri, dhjetëra zjarrfikës në terren

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Aksident me vdekje në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari