
Kryeministri Edi Rama do të mbajë të premten, më 25 shtator, fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Sipas axhendës së publikuar, Rama pritet të marrë pjesë në punimet e Asamblesë rreth orës 16:20, ndërsa fjalimi i tij është parashikuar rreth orës 17:00.
Kryeministri ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në punimet e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Gjatë vizitës në SHBA, Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar.
Fjalimi në OKB është pjesë e axhendës së kryeministrit në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme./Versus.al

